<b></b> 42 të vdekur e miliona të bllokuar nga përmbytjet në Bangladesh

42 të vdekur e miliona të bllokuar nga përmbytjet në Bangladesh

19.06.2022 22:08

Zyrtarët indianë, kanë njoftuar se të paktën 25 njerëz janë vrarë nga rrufeja ose rrëshqitjet e tokës gjatë fundjavës në Bangladesh, ndërsa miliona të tjerë kanë mbetur të izoluar ose të pastrehë në pjesët e goditura nga përmbytjet më të rënda të musonit në histori të vendit.

Zyrtarët njoftuan se edhe në shtetin fqinj indian të Assam, gjatë valës së përmbytjeve kanë mbetur të vdekur të paktën 17 njerëz persona.

Ndërsa, kreu i Qendrës shtetërore të Parashikimit dhe Paralajmërimit të Përmbytjeve, Arifuzzaman Bhuiyan ka bërë të ditur se shumë nga lumenjtë e Bangladeshit janë ngritur në nivele të rrezikshme dhe rrjedhjet e shiut nga të gjithë malet indiane e kanë përkeqësuar situatën.

Reuters raporton se mijëra policë dhe personel ushtrie janë vendosur në disa pjesë të vendit për të ndihmuar përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit, ku deri më tani janë evakuuar rreth 105,000 njerëz. Megjithatë, zyrtarët e policisë vlerësojnë se mbi katër milionë janë ende të bllokuar.

Syed Rafiqul Haque, një ish-deputet dhe politikan i partisë në pushtet në rrethin Sunamganj, tha se vendi është drejtë përballjes me një krizë humanitare nëse nuk kryhen operacionet e duhura të shpëtimit.

Tjera nga autori:
1