<b></b> Aksident i rëndë mes disa kamionëve në ShBA, të paktën tre të vdekur

Aksident i rëndë mes disa kamionëve në ShBA, të paktën tre të vdekur

09.06.2022 14:55

Tre persona vdiqën në një aksident të rëndë trafiku në Arkansas të Shteteve të Bashkuara pas përplasjes së të paktën dhjetë automjeteve, përfshirë disa kamionë.

Aksidenti ndodhi të mërkurën pasdite në një autostradë të ngarkuar rreth 80 kilometra në jugperëndim të qytetit Little Rock, tha Departamenti i Transportit.

Raportohet se aksidenti nisi me përplasjen fillestare të dy automjeteve, që më pas shkaktoi të paktën dy aksidente të tjera zinxhirore. Zëdhënësi i policisë lokale tha se aksidentet ishin të lidhura me motin.

Policia Shtetërore e Arkansas-it raportoi për disa viktima dhe autoritetet po punojnë për ta zbuluar fatin e të gjithë personave të përfshirë në aksidente. Zëdhënësi i policisë, Bill Sadler, tha të mërkurën në mbrëmje se ende nuk është zbuluar fati i të gjithë njerëzve në zonën e aksidenteve.

“Trupat do të kontrollojnë secilën veturë për të kërkuar çfarëdo dëshmie për të vdekurit që ende mund të jenë të ngujuar në mbetje”, tha zëdhënësi policor.

Policia tha se në një zonë të aksidentit është raportuar edhe për një zjarr. Trafiku ishte aq i bllokuar, saqë autoritetet u ofruan ushqim dhe ujë njerëzve të bllokuar me veturat e tyre në autostradë. /Nacionale

Tjera nga autori:
1