<b></b> Akuza të reja për kritikun e Putinit, Navalny mund të përballet me 15 vjet burg shtesë

Akuza të reja për kritikun e Putinit, Navalny mund të përballet me 15 vjet burg shtesë

31.05.2022 21:09

Kritiku i Kremlinit Alexei Navalany, i cili ka qenë i burgosur prej 2 vitesh e gjysmë dhe sapo është dënuar me nëntë vjet të tjera, thotë se ai është akuzuar sërish për një çështje të re penale e cila mund t’i  sjellë deri në 15 vjet burg shtesë.

Nalany ka postuar të martën në mediat sociale se tani ai po përballet me një akuzë të re për krjimin e një organizate ekstremiste dhe nxitjes së urrejtjes ndaj autoriteteve.

Kjo akuzë vjen si shtesë e një dënimi me nëntë vjet që ai mori në muajin mars për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës, që në vetvete ishte si shtesë e një dënimi prej dy vitesh e gjysmë që ai tashmë po vuan.

 “Nuk kanë kaluar as tetë ditë që nga hyrja në fuqi e dënimit tim nëntëvjeçar dhe sot hetuesi u shfaq përsëri dhe më akuzoi zyrtarisht për një çështje të re”, tha Navalny në Twitter.

“Rezulton se kam krijuar një grup ekstremist për të nxitur urrejtje ndaj zyrtarëve dhe oligarkëve. Dhe kur më futën në burg, kam shfaqur pakënaqësi dhe kam bërë thirrje për mitingje, prandaj ata duhet të shtojnë deri në 15 vite të tjera mbi dënimin tim.”

Kujtojmë se, sipas analizave të kryera nga shumë institucione mjekësore evropiane, në vitin 2020 Navalny u helmua me një agjent nervor gjatë një udhëtimi për në Siberi. E pas disa muajsh trajtimi mjekësor në Gjermani, ai u arrestua për shkelje të lirimit me kusht kur u kthye në Rusi në fillim të vitit 2021.

Pas pushtimit të Ukrainës, Kremlini ka përshpejtuar fushatën e tij për të shtypur dhe heshtur opozitën e brendshme të Rusisë.

E Navalny është një ndër personat që është shprehur kundër luftës, duke sulmuar Putinin gjatë një paraqitjeje në gjykatë dhe duke e quajtur pushtimin "të ndërtuar mbi gënjeshtra".

Tjera nga autori:
1