<b>Akuzohej për grusht shteti, </b> Turqia e dënon me burgim të përjetshëm filantropistin Osman Kavala

Akuzohej për grusht shteti, Turqia e dënon me burgim të përjetshëm filantropistin Osman Kavala

25.04.2022 19:01

Filantropisti turk Osman Kavala është shpallur fajtor nga një gjykatë e Stambollit, për përpjekje për të rrëzuar qeverinë. Aktivisti i të drejtave u dënua me burgim të përjetshëm dhe pa mundësi lirimi me kusht.

Kavala, 64 vjeç, ishte mbajtur në burg pa u dënuar që nga tetori i vitit 2017.

Pasi ky process ishte parë gjerësisht si një goditje ndaj kritikëve të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, gjyqi kishte tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, duke shtuar kështu presionin në lidhjet midis Ankarasë dhe aleatëve të saj perëndimorë.

Agjencia e lajmeve AFP raportoi se vendimi ka marrë kritika nga disa që ishin mbledhur oër të dëshmuar procedurat, mes tyre edhe një numër diplomatësh perëndimorë.

Sipas grupit të Shoqatës së Studimeve të Medias dhe Ligjit që kishte monitoruar gjyqin, pas dënimit, Kavala ishte shprehur se, "dënimi i rëndë i përjetshëm i kërkuar ndaj meje është një atentat që nuk shpjegohet me arsye ligjore,"

Për çfarë ishte rasti?

Kavala dhe shtatë të pandehur të tjerë u përballën me akuza për spiunazh dhe përpjekje për të rrëzuar qeverinë.

Ata u akuzuan për lidhje të dyshuara me protestat e Gezi të vitit 2013 dhe përpjekjen për grusht shteti të vitit 2016, të dyja të konsideruara nga Erdogan si pjesë e një komploti ndërkombëtar për ta rrëzuar atë.

Një i pandehur tjetër, Mucella Yapici i tha më parë gjykatës se mitingjet në Gezi të vitit 2013 ishin "lëvizja kolektive më demokratike, më kreative dhe paqësore në historinë e këtij vendi".

Kavala, i lindur në Paris, i cili bëri pasurinë e tij në botime, fillimisht u ndalua me mbërritjen në aeroportin e Stambollit nga një udhëtim në një qendër kulturore në qytetin turk të Gaziantep në tetor të vitit 2017.

Ai u akuzua për financimin e një vale protestash antiqeveritare të vitit 2013. Pavarësisht se u lirua në vitin 2020, ai u arrestua përsëri vetëm disa orë më vonë me akuzën e përpjekjes për të rrëzuar rendin kushtetues, në lidhje me një përpjekje për grusht shteti të vitit 2016.

Ai gjithashtu u shpall i pafajshëm për atë akuzë - por u ndalua më pas me akuzat për spiunazh në të njëjtin rast. Kritikët thonë se këto akuza kishin për qëllim anashkalimin e një vendimi të vitit 2019 nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut që kërkonte lirimin e tij.

Në fund të fundit, 64-vjeçari u përball me akuza në lidhje me protestat e vitit 2013 dhe përpjekjet për grusht shteti të vitit 2016.

Tjera nga autori:
1