<b></b> Alexei Navalny humb apelin kundër etiketimit si terrorist dhe ekstremist

Alexei Navalny humb apelin kundër etiketimit si terrorist dhe ekstremist

07.06.2022 21:05

Lideri i burgosur i opozitës ruse, Alexei Navalny ka humbur të martën një apel që kundërshtonte vendimin e zyrtarëve të burgjeve për ta etiketuar atë si "të prirur për të kryer krime të natyrës terroriste ose ekstremiste".

Navalny, ndodhej në burg që nga janari 2021, por në tetor të vitit të kaluar zyrtarët e emërtuan atë si "terrorist apo ekstremist".

“Isha i shqetësuar se do të më kërkonin të puthja portretet e Putin dhe të mësoja citate nga (bashkëpunëtori i tij kryesor Dmitry) Medvedev, por nuk ishte e nevojshme. Thjesht, krevati im tani ka një etiketë që më përshkruan mua si terrorist,” komentoi Navalny në kohën kur i’u dha emërtimi.

Më vonë, ai dhe ekipi i tij mbrojtës paraqitën një apel duke kundërshtuar etiketën, por një panel gjyqtarësh të martën e refuzoi apelin dhe vendosi të mbajë emërtimin në vend.

Navalny, armiku më i ashpër i Putinit, u arrestua në janar 2021 pas kthimit nga Gjermania, ku ishte duke u rikuperuar nga helmimi me agjent nervor për të cilin fajëson Kremlini, dhe më pas u dënua me 2 vjet e gjysmë burg për shkelje të lirimit me kusht.

Më pas, në mars, Navalny u dënua me nëntë vjet burg për mashtrim dhe shpërfillje të akuzave gjyqësore që ai i hodhi poshtë si të motivuara politikisht.

Dënimi i ri pasoi një goditje njëvjeçare të Kremlinit ndaj mbështetësve të Navalny-t, aktivistëve të tjerë të opozitës dhe gazetarëve të pavarur, në të cilin autoritetet duken të etur për të mbytur të gjithë disidencën.

Edhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Navalny-t janë përballur me akuza penale dhe janë larguar nga vendi, dhe infrastruktura politike e grupit të tij - një fondacion kundër korrupsionit dhe një rrjet mbarëkombëtar zyrash rajonale, është shkatërruar pasi u etiketua si një organizatë ekstremiste.

Navalny dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij janë shtuar në regjistrin rus të terroristëve dhe ekstremistëve.

Tjera nga autori:
1