<b></b> Amnesty International: Viti 2021 ka sjellë rritje të ekzekutimeve në Arabinë Saudite dhe Iran

Amnesty International: Viti 2021 ka sjellë rritje të ekzekutimeve në Arabinë Saudite dhe Iran

24.05.2022 22:33

Amnesty International thotë së në vitin 2021 ka pasur një rritje shqetësuese të ekzekutimeve në Arabinë Saudite dhe Iran.

Sipas një raporti të grupit të të drejtave të njeriut, vitin e kaluar ishin kryer të paktën 579 ekzekutime në 18 vende, një rritje prej 20% krahasuar me vitin e kaluar.

Irani ishte vendi më ekzekutimet më të larta, ku brend vitit kishte vrarë të paktën 314 persona, krahasur me 246 të ekzekutuar në vitin 2020. Ndërsa Arabia Saudite kishte dyfishuar numrin në 65.

Megjithëse, në raport nuk përfshihet Kina si në vitet e mëparshme, besohet se vendi ekzekuton mijëra persona çdo vit, por këto të dhëna ruhen si një sekret shtetëror.

Organizata thotë se fshehtësia e ka bërë të pamundur verifikimin e numrit të ekzekutimeve nga Korea e Veriut dhe Vietnami, vende në të cilat besohet se po ashtu kryhen një numër i madh ekzekutimesh.

Raporti vjetor i dënimit me vdekje të Amnesty thotë se shifra më e lartë e njohur e Iranit që nga viti 2017 ishte pjesërisht për shkak të një rritjeje më shumë se pesëfish të ekzekutimeve të lidhura me drogën në 132, nga 23 që ishte në vitin 2020.

Grupi i të drejtave e quan këtë një "shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar, i cili ndalon përdorimin e dënimit me vdekje për krime të tjera, përveç atyre që përfshijnë vrasje të qëllimshme".

Ndërsa, sipas Amnesty, rritja e ekzekutimeve në Arabinë Saudite prej 140% vitin e kaluar, ishte fillimi i një “prirjeje të zymtë që vazhdoi në vitin 2022 me ekzekutimin e 81 personave në një ditë të vetme në muajin mars".

Rritje të konsiderueshme të ekzekutimeve janë regjistruar gjithashtu në Somali, Sudanin e Jugut dhe në Jemen.

Raporti thotë se lehtësimi i kufizimeve të lidhura me Covid-in bëri që gjyqtarët të jepnin të paktën 2,052 dënime me vdekje në 56 vende - një rritje pothuajse 40% në vitin 2020.

Sipas organizatës kjo nënvizon një “rritje alarmante”, të përdorimit të dënimit me vdekje.

“Një pakicë shtetesh demonstruan një entuziazëm shqetësues për të zgjedhur dënimin me vdekje në vend të zgjidhjeve efektive të krimit, duke treguar një shpërfillje të pashpirt për të drejtën e jetës edhe në mes të krizave urgjente dhe të vazhdueshme globale të të drejtave të njeriut,” u shpreh Agnès Callamard, sekretarja e përgjithshme e Amnesty.

Tjera nga autori:
1