<b></b> Aplikuan urgjent për bashkim, a do t’i mirëpresë BE-ja Ukrainën, Moldavinë e Gjeorgjinë?

Aplikuan urgjent për bashkim, a do t’i mirëpresë BE-ja Ukrainën, Moldavinë e Gjeorgjinë?

12.06.2022 17:32

Pushtimi rus i Ukrainës bëri që tre ish-republikat sovjetike të dorëzonin aplikime urgjente që në javët e para të luftës.

Ndërsa, në fund të këtij muaji, udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të vendosin nëse do të mirëpresin Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë si shtete kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

BBC shkruan se, perspektivat e Ukrainës dhe Moldavisë duken premtuese, por e njejta nuk vlenë edhe për Gjeorgjinë. Ditën e enjte, vendi ishte goditur me një rezolutë të ashpër të Parlamentit Evropian, e përshkruar nga një eurodeputet si "thirrja e fundit për zgjim" për qeverinë në Tbilisi.

Ukraina ka udhëhequr rrugën në argumentimin se bashkimi me BE-në është bërë një domosdoshmëri gjeopolitike. Ku, kryetari i parlamentit ukrainas Ruslan Stefanchyk, duke iu drejtuar eurodeputetëve në Strasburg në fillim të këtij muaji, tha se dhënia e statusit të kandidatit do të fuqizonte popullin ukrainas, duke shtuar se "nga çdo vendim ndryshe do të përfitonte vetëm presidenti rus Vladimir Putin dhe regjimi i tij".

Ndërsa, presidentja pro-BE e Moldavisë, Maia Sandu, u tha deputetëve europian muajin e kaluar se vendi i saj kishte ende një rrugë të gjatë për të bërë. Por u kujtoi atyre se shumë moldavë mund të dëgjonin nga shtëpitë e tyre bombat që binin në qytetin ukrainas të Odesës, duke theksuar praninë e forcave ruse në rajonin e shkëputur të Moldavisë, Transnistria.

E në prag të vendimit të BE-së, qendra për studime evropiane në Bruksel publikoi raporte mbi aplikimet e Ukrainës dhe Moldavisë.

Në raporte thuhet se Ukraina është në përballje me një krizë ekzistenciale, ndërsa Moldavia ishte "e radhës në rrezik" nga agresioni rus. Raporti rekomandonte që BE duhet të zgjerojë statusin e kandidatit për të dy vendet, edhe pse ky status nuk garanton hyrjen në BE, paraqet një hap të rëndësishëm në këtë rrugë.

Ndërsa, për Gjeorgjinë u tha se procesi për të do ishte i parakohshëm, edhe pse reformat e saj ekonomike kishin tejkaluar Ukrainën dhe Moldavinë, apo dhe shtetet e tjera kandidate në BE, qeveria e këtij vendi kishte dështuar në demokraci duke kundërshtuar kështu "vlerat themelore të BE-së".

Prandaj, të enjten, Parlamenti Evropian mbështeti një rezolutë të formuluar që i bënte thirrje Gjeorgjisë të mbështesë standardet më të larta të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Rezoluta tregonte se liria e shtypit kishte rënë në mënyrë dramatike dhe dënonte frikësimin dhe persekutimin e gazetarëve.

Vetëm verën e kaluar, në Gjeorgji ishin lënduar më shumë se 50 punonjës të medias në dhunën e ekstremit të djathtë, por qeveria nuk kishte arritur të ndiqte penalisht asnjë nga organizatorët. Në vend të kësaj, kishte nisur hetime penale ndaj pronarëve të kanaleve të mediave të pavarura që kritikojnë qeverinë.

BE-ja ka inkurajuar qeverinë gjeorgjiane që të përmbushë reformat e premtuara, veçanërisht për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur.

E sipas sondazheve të opinionit, ashtu si ukrainasit dhe moldavët, edhe gjeorgjianët janë në masë dërrmuese në favor të anëtarësimit në BE, dhe pyetja është nëse BE-ja do të donte të rrezikonte të zhgënjejë shumicën e gjeorgjianëve duke e refuzuar vendin.

Kërkesa pë bashkim u bë edhe nga presidentja, Salome Zurabishvili, e cila tha në Bruksel këtë javë se liderët evropianë tani kishin njohur "fytyrën e vërtetë të Rusisë" - dhe përgjigjja e vetme për ta, ishte Bashkimi Evropian.

Tjera nga autori:
1