<b></b>

"Promovim homoseksualiteti", konfiskohen lodra e veshje me ngjyra ylberi

15.06.2022 19:45

Ministria e Tregtisë së vendit ka njoftuar se është duke konfiskuar artikuj të cilët përmbajnë “simbole dhe shenja që bëjnë thirrje për devijim”.

Sipas televizionit shtetëror, autoritetet në Arabinë Saudite kanë konfiskuar lodra dhe veshje për fëmijë me ngjyrë ylberi, pasi pretendojnë se inkurajojnë homoseksualitetin.

Një raport i Al-Ekhbariya tregoi zyrtarët e ministrisë së Tregtisë duke hequr një sërë artikujsh nga dyqanet në kryeqytetin Riad.

Në lodra përfshiheshin, kapëse flokësh, bluza, kapele dhe kuti lapsash.

Ndërsa, lidhur me rastin një zyrtar nga vendi kishte thënë se “artikujt kundërshtojnë besimin islam dhe moralin publik dhe promovojnë ngjyra homoseksuale që synojnë brezin e ri".

Ministria e Tregtisë deklaroi veçmas se ekipet e saj po konfiskonin "produkte që përmbajnë simbole dhe shenja që bëjnë thirrje për devijime dhe kundërshtojnë sensin e përbashkët", duke shtuar se të gjitha dyqanet që i shesin ato do të përballen me ndëshkime ligjore.

Edhe në muajin dhjetor, autoritetet në Katarin fqinj njoftuan se kishin konfiskuar nga dyqanet parulla me ngjyrë ylberi dhe lodra të tjera "që mbanin slogane që bien ndesh me vlerat islame".

Megjithëse Arabia Saudite e sunduar nga myslimanët sunitë nuk ka ligje në lidhje me orientimin seksual ose identitetin gjinor, marrëdhëniet seksuale jashtë martesës, duke përfshirë seksin homoseksual, janë rreptësisht të ndaluara.

Sipas interpretimit të vendit të ligjit islamik, sjellja seksuale konsensuale e të njëjtit seks dënohet me vdekje ose fshikullim, në varësi të seriozitetit të perceptuar të rastit.

Është gjithashtu e paligjshme që burrat "të sillen si gra" ose të veshin rroba grash, dhe anasjelltas, si dhe kryerja e çfardo aktiviteti që cënon "rendin publik, vlerat fetare, moralin publik dhe privatësinë".

Tjera nga autori:
1