<b></b> Austria ngrin 254 milionë euro asete ruse

Austria ngrin 254 milionë euro asete ruse

23.05.2022 13:47

Autoritetet austriake kanë ngrirë një total prej 254 milionë eurosh pasuri ruse në 97 llogari, duke përfshirë pesë prona të lidhura me oligarkët rusë të shënjestruar nga sanksionet, ka thënë qeveria austrike.

Task-forca ndërministrore, e cila përfshin Zyrën për Mbrojtjen e Kushtetutës, Bankën Kombëtare, Zyrën për Tregun Financiar dhe një numër ministrish, u krijua për të gjurmuar asetet që u përkasin rusëve të sanksionuar. Që atëherë ajo ka ngrirë 254 milionë euro – që është “dy herë më shumë se sa që  kishte raportuar Gjermania gjatë muajit në mars”, tha zyra në një deklaratë për shtyp.

“Me këto masa, ne po i godasim oligarkët aty ku i lëndon: në paratë e tyre”, thotë kancelari, Karl Nehammer. Duke filluar nga e premtja (27 maj), qeveria do të zbatojë një skemë informuese që synon të rrisë më tej shumë e parave të ngrira.

“Ky është gjithashtu mesazhi im: Austria do të bëjë gjithçka për të zbatuar sanksionet kundër mbështetësve të luftës dhe Putinit”, shtoi Nehammer, i vetmi lider i një shteti të BE-së që vizitoi Putinin që nga fillimi i luftës.

Megjithatë, grupi i punës nuk ka bllokuar shumë mjete që nga fillimi i prillit, kur raportoi se kishte gjurmuar 216 milionë euro. Për krahasim, Holanda ngriu rreth 400 milionë euro deri në fund të prillit, ndërsa Italia kishte regjistruar rreth 800 milionë euro asete.

Tjera nga autori:
1