<b></b> Austria nuk dëshiron ta ndryshojë procesin e anëtarësimit në BE

Austria nuk dëshiron ta ndryshojë procesin e anëtarësimit në BE

22.06.2022 09:17

Austria nuk po dëshiron reformë të procesit të anëtarësimit në BE dhe dokumenti i dorëzuar nga Vjena ka çuar në “keqkuptime”, ka shpjeguar ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg.

Kritikët thanë se “non-paper” të cilin Schallenberg dhe ministrja e çështjeve të BE-së, Karoline Edtstadler, ua dërguan vendeve të tjera anëtare dhe Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Josep Borrell, do të ndryshonin procesin e pranimit në BE.

“Propozimi austriak ka tjetër kahje. Propozimi ynë është integrimi gradual […] pa ndryshuar procesin e pranimit,” tha Schallenberg për Agjencinë Austriake të Shtypit (APA), të martën (21 qershor).

Non-paper propozonte të futeshin hapa të ndërmjetëm në rrugën drejt arritjes së anëtarësimit të plotë.

"Ne reformuam procesin e pranimit vetëm dy vjet më parë," komentoi të martën propozimin presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.

Schallenberg tha se Austria nuk sugjeroi kurrë ndryshimin e procesit të pranimit. “Sistemi funksionon dhe ne duhet ta vazhdojmë atë,” tha ai.

Megjithatë, duhet të ekzistojë gjithashtu mundësia që një shtet të trajtohet politikisht si një anëtar në fushat ku ai tashmë është përshtatur mirë me BE-në "pa humbur shpresën në perspektivën e plotë të pranimit të BE-së", tha Schallenberg.

Fusha të tilla mund të jenë energjia, infrastruktura e transportit ose kërkimi.

Schallenberg nuk e komentoi faktin se statusi shpeshherë i zgjatur i kandidatit nuk është për shkak të Komisionit Evropian por për shkak të bllokadës nga shtetet anëtare. Shtetet anëtare do të kenë gjithashtu rol në vendimin për hapat e ndërmjetëm të propozuar.

Tjera nga autori:
1