<b></b> Autorja e “Si ta vrasësh burrin tënd”, dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortit të saj

Autorja e “Si ta vrasësh burrin tënd”, dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortit të saj

13.06.2022 22:00

Vrasje, shkroi ajo - dhe për vrasje, do të shkojë në burg.

Nancy Crampton Brophy, një shkrimtare romantike që me sa duket kishte parashikuar krimin e saj në një ese me titull “Si ta vrasësh burrin tënd”, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortit të saj.

Juria zbuloi se ajo kishte vrarë bashkëshortin e saj prej 26 vitesh, në vitin 2018 për të marrë sigurimin e jetës – një pagesë prej 1,5 milionë dollarësh.

Përpara krimit të saj, Crampton Brophy kishte qenë një autore, ku veprat e saj të romancës përfshijnë romane të tilla si "Burri i gabuar" dhe "Dashnori i gabuar".

Ndërsa, burri i saj i ndjerë, Daniel Brophy, ishte një kuzhinier dhe mësues i respektuar në Institutin Kulinar të Oregonit, dhe në vitin 2018, ai ishte gjetur i vrarë me dy plumba në kuzhinën e Institutit ku punonte.

Rasti tërhoqi shumë vëmendje për shkak të një eseje që gruaja e tij Crampton Brophy e kishte shkruar vite përpara krimit, e që titullohej "Si ta vrasësh burrin tënd".

Në ese, ajo kishte rënditur një sërë mënyrash për të kryer vrajse, nga armët dhe thikat te helmet dhe vrasësit përpara se të shkruante "është më e lehtë të urosh vdekjen e njerëzve sesa t'i vrasësh ata në të vërtetë".

Edhe pse një gjyqtare vendosi të mos e pranojë esenë e saj si provë në gjyq, pasi që ishte shkruar vite më parë si pjesë e një shkrimi seminar, prokurorët nuk patën nevojë për tekstin për ta dënuar.

Ata argumentuan me sukses se Crampton Brophy kishte motivin dhe mjetet për të vrarë partnerin e saj, duke treguar se çifti kishte kaluar në kohë të vështira financiare dhe ajo donte të merrte një pagesë të madhe sigurimi pas vdekjes së tij.

Po ashtu në pamjet e vëzhgimit të shfaqura në gjykatë, dukej Crampton Brophy duke vozitur për në dhe nga Instituti në kohën e krimit. E megjithëse policia nuk e kishte gjetur kurrë armën e vrasjes, dolën prova se ajo e kishte blerë një armë të modelit dhe markës së njejtë më të cilën ishte kryer vrasja.

Crampton Brophy, u shpall fajtore nga një juri prej 12 anëtarësh për vrasje të shkallës së dytë, duke i dhënë një dënim të përjetshëm që mbart mundësinë e lirimit me kusht pas 25 vitesh.

Tjera nga autori:
1