<b></b> BE: Kroacia i ka përmbushur kriteret, mund të bashkohet me eurozonën që në fillim të vitit 2023

BE: Kroacia i ka përmbushur kriteret, mund të bashkohet me eurozonën që në fillim të vitit 2023

01.06.2022 22:56

Komisioni Evropian ka njoftuar se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kushtet për të adoptuar monedhën e përbashkët euro duke filluar nga viti 2023.

Ky ndryshim i planifikuar do të vijë më pak se një dekadë pasi vendi ballkanik u bashkua me BE-në.

Komision Evropian tha se Kroacia do të miratojë monedhën euro nga fillimi i vitit 2023, e ky ndryshim do ta bëjë Kroacinë vendin e 20-të evropian që do të përdorë monedhën e përbashkët.

"Sot, Kroacia ka bërë një hap të rëndësishëm drejt adoptimit të euros, monedhës sonë të përbashkët," tha në një deklaratë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Ajo shtoi se bashkimi me monedhën e përbashkët "do ta bëjë ekonominë e Kroacisë më të fortë, duke sjellë përfitime për qytetarët e saj, bizneset dhe shoqërinë në përgjithësi."

Ndërsa shtetet që i bashkohen BE-së janë të detyruara të përdorin monedhën, ato nuk marrin automatikisht leje për ta bërë këtë. Së pari, ato duhet të plotësojnë një sërë kushtesh ligjore dhe ekonomike, duke përfshirë një deficit të ulët të qeverisë dhe inflacion të qëndrueshëm të matur kundrejt standardeve të BE-së.

Parlamenti Evropian, si dhe 27 vendet anëtare të bllokut, duhet ende të miratojnë vlerësimet e komisionit. Një vendim përfundimtar ky që mund të merret që në korrik.

Kroacia më pas nga 1 janari do të planifikojë të zëvendësojë kunën me euron.

Ndërkohë, Bullgaria është vendi i radhës që kërkon t’i bashkohet eurozonës, një objektiv ky që vendi shpreson ta arrijë deri në janar të viti 2024. Megjithatë, anëtarët e eurozonës kanë shprehur shqetësime për stabilitetin afatgjatë të ekonomisë bullgare.

Tjera nga autori:
1