<b></b> BE rinis veprimet ligjore kundër Britanisë së Madhe për ndryshimet e njëanshme të Brexit-it

BE rinis veprimet ligjore kundër Britanisë së Madhe për ndryshimet e njëanshme të Brexit-it

15.06.2022 11:57

Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën se do të rifillojë veprimet ligjore kundër Britanisë së Madhe lidhur me një projektligj të paraqitur nga Londra që do të anashkalonte pjesë të traktatit të Brexit-it.

Komisioni fillimisht filloi "një procedurë shkeljeje" kundër Mbretërisë së Bashkuar në mars 2021, por e pezulloi atë në korrik të atij viti për të krijuar hapësirë ​​për më shumë diskutime mbi marrëveshjen kyçe të Brexit-it, e cila e lë Irlandën e Veriut brenda ‘Tregut të Vetëm’ të bllokut, duke krijuar një kufi de-facto  në detin irlandez.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, e cila negocioi dhe ra dakord me marrëveshjen, të quajtur Protokolli i Irlandës së Veriut, tani po thotë se ajo rrezikon Marrëveshjen e së Premtes së Mirë, e cila i dha fund dekadave të dhunës së përgjakshme sektare në Irlandë.

Projektligji i publikuar të hënën pasdite nga Ministrja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, anashkalon pjesë të marrëveshjes duke krijuar të ashtuquajturat kanale jeshile dhe të kuqe për të hequr dorë nga kontrollet doganore për mallrat që transportohen midis Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe janë të destinuara vetëm për tregun e Irlandës së Veriut.

Ai gjithashtu dëshiron të "sigurojë që Irlanda e Veriut të përfitojë nga të njëjtat lehtësime tatimore dhe politika shpenzimesh si pjesa tjetër e MB, përfshirë TVSH-në" dhe të anashkalojë Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në rast mosmarrëveshjesh dhe në vend të kësaj të përdorë "arbitrazhin e pavarur".

Tjera nga autori:
1