<b></b> BE-ja do të humbasë kredibilitetin nëse neglizhon Ballkanin Perëndimor

BE-ja do të humbasë kredibilitetin nëse neglizhon Ballkanin Perëndimor

08.06.2022 08:43

BE-ja do të humbasë kredibilitetin nëse nuk fokusohet në integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili po kërcënohet nga lufta e Rusisë në Ukrainë, kanë thënë folësit në një konferencë ku morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë të institucioneve serbe dhe rumune, dhe shoqërisë civile të martën.

Konferenca e titulluar “BE si zgjedhje strategjike – përvoja e Serbisë dhe Rumanisë” u mbajt të martën në Beograd.

"Lufta në Ukrainë dhe marrëdhëniet komplekse midis Perëndimit dhe Rusisë mund të bëhen të rrezikshme për Ballkanin Perëndimor, e cila mund të jetë një temë e harruar ose një tabu që nuk do të diskutohet tani," ka thënë presidenti i Forumit të Ballkanit Perëndimor në Bukuresht, Victor Bostinaru. BE-ja nuk duhet ta lejojë veten të harrojë Ballkanin Perëndimor, shtoi ai.

BE-ja mund të kishte bërë dikur më shumë për integrimin e rajonit, tha Dirk Lorenz, kreu i Politikës në Delegacionin e BE-së në Serbi, duke vënë në dukje se një realitet i ri u krijua kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

“Zgjerimi është në interesin tonë. Është një investim strategjik gjeopolitik në stabilitetin, sigurinë dhe rritjen ekonomike të të gjithë Evropës. Procesi duhet të përshpejtohet. Nuk mund të humbim më kohë”, theksoi Lorenz, raporton Euractiv.

Knut Fleckenstein, ish-deputet nga Partia Social Demokrate e Gjermanisë dhe një ndërmjetës në dialogun ndërpartiak në Serbi, i bëri thirrje BE-së që urgjentisht të nisë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në rrugën e Ukrainës në BE, Fleckenstein tha se ajo nuk duhet të përshpejtohet pasi nuk mund të krahasohet me disa vende që kishin ndjekur një rrugë të tillë për 19 vjet.

Nga ana serbe, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq tha se ishte i pakënaqur me shpejtësinë e procesit të anëtarësimit të vendit të tij në BE, megjithëse ideja e BE-së u prezantua si "valium" për problemet e rajonit.

“Nëse do të matej numri i kapitujve të hapur dhe të mbyllur, do të më duhet të them se nuk pasqyron gjendjen reale të gatishmërisë sonë për anëtarësim dhe se ne jemi shumë më afër objektivit sesa tregojnë numrat dhe kapitujt,” tha Daçiq në konferencën.

Sipas Daçiqit, nisma e Ballkanit të Hapur nuk zëvendëson integrimin evropian, por është një përpjekje për të kapërcyer problemet në rajon gjatë procesit të anëtarësimit. Unë nuk shoh asnjë arsye që dikush të jetë kundër [BE-së], përveç arsyeve të vogla politike”, shtoi ai.

Kryeparlamentari vuri në dukje edhe lodhjen e që ndjejnë qytetarët serbë me procesin e antarësimit.

Ai tha se Serbia dhe BE-ja mund të fajësohen për zgjatjen e procesit, duke shtuar se anëtarësimi në BE mbetet prioriteti strategjik i Beogradit.

Tjera nga autori:
1