<b></b> Të paktën 49 persona humbin jetën nga zjarri vdekjeprurës në Bangladesh

Të paktën 49 persona humbin jetën nga zjarri vdekjeprurës në Bangladesh

05.06.2022 15:49

Të paktën 49 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 300 janë lënduar pasi një zjarr masiv përfshiu një depo kontejnerësh në Bangladeshin juglindor.

Zjarri shpërtheu në një objekt kontejnerësh të shtunën mbrëma në Sitakunda, 40 km nga qyteti port i Chittagong, duke shkaktuar shpërthime të shumta, thanë zyrtarët.

"Numri i të vdekurve është rritur në 49," ka thënë për Al Jazeera, Elias Chowdhury, kryemjeku i Chittagong. Ai shtoi se më shumë se 300 njerëz janë lënduar nga flakët dhe shpërthimet pasuese.

“Numri i viktimave pritet të rritet pasi disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike”, tha Chowdhury.

Gjashtë zjarrfikës janë në mesin e atyre që humbën jetën, tha për Al Jazeera, Main Uddin, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës dhe Mbrojtjes Civile.

Të paktën 21 zjarrfikës, të cilët kishin qenë në vendngjarje duke u përpjekur të shuanin flakët, kanë mbetur të lënduar.

Kryeministri Sheikh Hasina u shpreh i tronditur nga aksidenti dhe urdhëroi masa adekuate për trajtimin mjekësor të të lënduarve.

Bangladeshi ka një histori katastrofash industriale, duke përfshirë fabrikat që marrin flakë me punëtorë të bllokuar brenda. Grupet e monitorimit kanë fajësuar korrupsionin dhe zbatimin e dobët të ligjit.

Markat globale, të cilat punësojnë dhjetëra mijëra punëtorë me pagesë të ulët në Bangladesh, janë vënë nën kritika për të përmirësuar kushtet e punës vitet e fundit. Në industrinë masive të veshjeve, e cila punëson rreth 4 milionë njerëz, kushtet e sigurisë janë përmirësuar ndjeshëm pas reformave masive, por ekspertët thonë se aksidentet mund të ndodhin ende nëse sektorët e tjerë nuk bëjnë ndryshime të ngjashme.

Në vitin 2012, rreth 117 punëtorë humbën jetën në një fabrikë veshjesh në Dhaka.

Fatkeqësia më e keqe industriale e vendit ndodhi vitin pasues, kur fabrika e veshjeve Rana Plaza jashtë Dhakës u shemb, duke lënë të vdekur më shumë se 1,100 njerëz.

Tjera nga autori:
1