<b></b> Belgët protestojnë kundër rritjes së kostos së jetesës

Belgët protestojnë kundër rritjes së kostos së jetesës

21.06.2022 10:51

Tre sindikatat më të mëdha organizuan një grevë kombëtare në Bruksel të hënën për të protestuar kundër legjislacionit të pagave dhe për të kërkuar më shumë fuqi blerëse për punëtorët, duke nisur një seri grevash mbarëkombëtare këtë javë.

Sindikatat po kërkojnë të ndryshojnë një projekt-ligj që kufizon përshtatjet e pagave në 0.4%.

Sipas policisë lokale, rreth 70,000-80,000 protestues kanë shkuar në Bruksel. Greva shkaktoi ndërprerje të mëdha në transportin publik dhe dërgesat postare në të gjithë qytetin.

“Shumë njerëz aktualisht po gërmojnë në kursimet e tyre nëse kanë fare. Shumë njerëz janë të cenueshëm dhe e kanë të vështirë të jetojnë,” tha Marie-Hélène Ska, sekretare e përgjithshme e sindikatës së punëtorëve CSC, një nga sindikatat e përfshira në protesta.

“Unë i kuptoj shqetësimet e sindikatave, por kompensimi i fuqisë blerëse është shumë më mirë i rregulluar në vendin tonë sesa në vendet e tjera. Ne të gjithë duhet të mbahemi”, tha kryeministri belg, Alexander De Croo për transmetuesin belg RTBF, duke iu referuar indeksimit automatik të pagave në vend.

“Indeksimi automatik [i pagave] funksionon. Tashmë kemi pasur katër rritje të indeksit. Kjo do të thotë se pagat, shtesat apo pensionet e njerëzve janë rritur katër herë radhazi me 2%. Në vende të tjera po diskutohet se si të kompensohet fuqia blerëse, ndërsa në Belgjikë kjo bëhet automatikisht”, shtoi kryeministri.

Protesta nisi një seri demonstratash të tjera në të gjithë Belgjikën. Personeli i sigurisë së aeroportit Zaventem të Brukselit, më i madhi në vend, gjithashtu hyri në grevë këtë të hënë mes mungesës së personelit.

Personeli i sigurisë në aeroport u ankua për vështirësi në menaxhimin e vëllimeve të mëdha të pasagjerëve pas lehtësimit të kufizimeve të COVID-19, të cilat krijuan linja pritjeje mbi 8-orëshe në kontrollet e sigurisë fundjavën e kaluar.

Si rezultat, të hënën u anuluan të gjitha nisjet nga aeroporti. Personeli i Brussels Airlines, do të hyjë gjithashtu në grevë më vonë këtë javë, duke përmendur presionin e lartë të punës.

Tjera nga autori:
1