Biden: Rusët po paguajnë një çmim të lartë për luftën, Ishulli i Gjarpërinjve është dëshmi e kësaj - NACIONALE

Biden: Rusët po paguajnë një çmim të lartë për luftën, Ishulli i Gjarpërinjve është dëshmi e kësaj

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Biden tha se do të shpallte një shtesë armësh në vlerë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën në ditët në vijim, duke theksuar se NATO do të mbrojë "çdo pëllëmbë" të territorit të saj.

"Rusët paguajnë një çmim të lartë për luftën"

“Rusët po paguajnë një çmim të lartë për luftën, siç dëshmohet nga fakti që ukrainasit kanë marrë ishullin e gjarpërinjve sot”, tha Biden.

"Ne do të jemi me Ukrainën. E gjithë NATO do të jetë me Ukrainën për aq kohë sa duhet, për të siguruar që Rusia të mos e mposht atë. Ukraina tashmë i ka dhënë goditje të rënda Rusisë, e cila ka humbur statusin e saj ndërkombëtar".

"Unë e paralajmërova Putinin"

Ai tha se "guximi i jashtëzakonshëm" i Ukrainës ka mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.

“Nuk e di se si do të përfundojë kjo, por nuk do të përfundojë me fitoren e Rusisë ndaj Ukrainës”, tha Biden.

Presidenti amerikan përmendi edhe presidentin rus Vladimir Putin.

Gjegjësisht, Biden kujtoi se si e paralajmëroi Putinin para luftës se "nëse sulmon Ukrainën, NATO jo vetëm që do të forcohet, por edhe do të bashkohet".

Ai thotë se i tha liderit rus se “demokracitë në mbarë botën do të bashkohen dhe do të kundërshtojnë agresionin rus”.

Kujtojmë se sot gjatë ditës sipas mediave të huaja ushtria ruse është larguar me forcë nga Ishulli i Gjerpërinjve, dhe ishte pikërisht ky ishulli që aty bëheshin luftime të ashpra mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse. /Nacionale/

Lajme të ngjashme