<b></b> Biseda telefonike e Putinit me Macronin dhe Scholzin zgjati 80 minuta, shenja të përçarjes së Evropës

Biseda telefonike e Putinit me Macronin dhe Scholzin zgjati 80 minuta, shenja të përçarjes së Evropës

29.05.2022 10:37

Liderët e Francës dhe Gjermanisë i kanë bërë thirrje Vladimir Putinit të Rusisë që të mbajë “negociata serioze dhe direkte” me presidentin e Ukrainës, ka thënë zyra e kancelarit gjerman.

Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz folën me z. Putin me telefon për 80 minuta.

Dyshja evropian “nguloi në armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse,” – thanë nga zyra e kancelarit.

Lideri i Rusisë tha që Moska ishte e hapur në vazhdimin e dialogut me Kievin.

Por nuk përmendej mundësia e bisedimev edirekte mes z. Putin dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyit.

Presidenti i Ukrainës më herët kishte thënë se nuk ishte “i etur” për bisedime, por shtoi se ato do të ishin të nevojshme që t’i jepej fund konfliktit.

Delegacioni i Rusisë me atë të Ukrainës kanë mbajtur disa raunde bisedimesh nga larg dhe nga afër prej që Rusia nisi invazionin më 24 shkurt, por përpjekjet kanë ngecur së fundi.

Franca dhe Gjermania i bënë thirrje z. Putin që të lironte 2500 luftëtarët ukrainas që po mbahen si të burgosur lufte në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

FOTO: Fabrika e Azovstalit në Mariupol | Reuters

Kjo fabrikë u bë qëndresa e fundit ukrainase në qytetin jugor, që i dha fund bombardimeve të pafundme nga forcat ruse. Tashmë kjo fabrikë, ashtu si qyteti, kanë mbetur në rrënoja.

Më herët gjatë këtij muaji, zyrtarët e Moskës thanë që luftëtarët e fundit në impiant ishin dorëzuar, ndërsa presidenti Zelensky u shpreh se atyre iu ishte dhënë leje për t’u larguar.

Gjatë telefonatës së lartpërmendur, liderët e Gjermanisë dhe Francës i kërkuan z. Putin që të hiqte bllokadën e Rusisë në portin ukrainas të Odesas, për të lejuar eksportimin e grurit.

Kremlini tha që z. Putin ofroi që të shikonte opsionet, në mënyrë që të ndihmonte në adresimin e rrezikimit të një krize globale të ushqimit – por kërkoi që Perëndimi po ashtu t’i hiqte një pjesë sanksionesh.

Putin po ashtu paralajmëroi liderët e këtyre dy vendeve që të mos rrisnin numrin e armëve të dërguara në Ukrainë, meqë një gjë e tillë do të shtonte rrezikun për jostabilitet edhe më shumë.

Duke komentuar këtë telefonatë, Joe Inwood nga BBC ka bërë një analizë të titulluar “Kjo luftë ka krijuar realitete alternative”.

Raportimi i Kremlinit për thirrjen telefonike mes Putinit, Scholzit dhe Macronit lë të nënkuptohet se Rusia është e angazhuar në një mision paqeruajtës në Ukrainë.

“Aksionet e saj në qytetin jugor të Mariupolit – qytet që ka mbetur rrënojë – duken si të jenë në “vendosjen e jetës paqësore” dhe “çlirimit”.

Një gjë e tillë përbën një kontrast të plotë me atë që thuhet nga aleatët evropianë.

Sidoqoftë, Inwood e quan “domethënës” faktin që Scholz dhe Macron mbajtën bisedime direkte me Vladrimir Putinin.

Po ashtu, ai paralajmëron se aleatët perëndimorë kanë nisur të përçahen meqë “pozicione të reja (të tyre) kanë nisur të dalin në sipërfaqe”.

Tjera nga autori:
1