<b></b> Bombat s'e ndalën dot maturën, nxënësit ukrainas mbajnë festën në shkollën e bombarduar

Bombat s'e ndalën dot maturën, nxënësit ukrainas mbajnë festën në shkollën e bombarduar

08.06.2022 21:45

Ndërsa Rusia po rrit ritmin e luftimeve në lindje të vendit, nxënës të guximshëm ukrainas mbajtën festën e maturës në shkollën e tyre të mesme të bombarduar.

Nën përcjellje të trupave të armatosura rëndë, nxënësit kërcenin në një fushë basketbolli pranë rrënojave nga bombardimi.

Në një imazh të mrekullueshëm shprese dhe qëndrueshmërie, Valeria Kobzeva, 16 vjeç, pozoi me një fustan të kuq në mes të rrënojave të Shkollës Numër 134.

Ajo tha se performanca e nxënësve në Kharkiv ishte "vallja më e trishtuar e lamtumirës".

Ajo kujtoi kohën kur, vajzat po zgjidhnin fustanet dhe ishin të emocionuara që të gjitha do të ishin shumë të bukura në ditën e maturës.

"Por bota ruse erdhi dhe shkatërroi të gjitha planet tona që kishim ëndërruar," tha ajo.

Një nxënëse tjetër Nastia Maloshtanova, 17 vjeçe, tha: “Ne supozohej të diplomoheshim me një festë të madhe dhe ishim duke u përgatitur për shumë vite. Pastaj në një çast e gjithë shkolla jonë u zhduk. Vendi ku mësuam, ku luanim, çdo cep ishte zhdukur."

Por ajo këmbënguli se shkolla, e cila mësonte 900 nxënës, do të rindërtohej, duke shtuar se: "Ukraina do ta fitojë luftën".

Ndërsa, mësuesja e kërcimit Natalia Oleynik tha se performanca "do të hyjë në histori" dhe se ishte provë e shpirtit të pathyeshëm të Ukrainës.

Autori ukrainas për fëmijë, Andrei Kurkov tha se që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ishin shkatërruar gjithsej 111 shkolla, që i bie më shumë se një shkollë brenda ditës.

Tjera nga autori:
1