Kryeministri britanik Boris Johnson zhvilloi sot një vizitë të papritur në Kiev, ku do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Kjo është vizita e dytë e Johnson në Kiev që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit.
Johnson duhej të merrte pjesë sot në samitin e madh në Doncaster, por ai e anuloi në minutën e fundit dhe shkoi në Kiev.
Ai do të mbante një fjalim këtë pasdite para deputetëve konservatorë, këshilltarëve dhe drejtuesve të biznesit në Doncaster.
Sipas Sky News, Johnson ishte udhëheqësi i parë i një anëtari të G7 që vizitoi Kievin në prill.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi më pas: "Ne duam të mirëpresim Boris Johnson në Kiev. Jini të guximshëm, si Boris. Jini të guximshëm, si Ukraina". /Nacionale/