<b></b> Bullgarët marshojnë

Bullgarët marshojnë "kundër fashizmit rus"

10.05.2022 11:04

Dhjetëra mijëra bullgarë iu bashkuan një marshimi për liri dhe paqe kundër “fashizmit rus” në Sofje të hënën.

Marshimi filloi nga Sheshi i Pavarësisë, kaloi në qendër të Sofjes, pranë monumentit të Ushtrisë Sovjetike dhe më pas përfundoi tek Ambasada Ruse.

Bullgarët dolën me flamuj ukrainas, europianë dhe bullgarë, duke ngritur parullat “Jo fashizmit rus”, “Lavdi Ukrainës!”, e “Jo racizmit”. Ndërsa para ambasadës ruse u protestua me tirrje kundër “vrasësve” dhe “fashistëve”, shkruan Euractiv.

Qindra policë ka ruajtur ambasadën ndërsa protestuesit projektuan ngjyrat e flamurit ukrainas në ndërtesë.

“Rusia është përpjekur të shantazhojë Bullgarinë prej muajsh, ndërprerja e furnizimit me gaz është një përpjekje e drejtpërdrejtë për të destabilizuar vendin tonë. Putini po na godet sepse na konsideron një objektiv të lehtë, të cenueshëm ndaj propagandës së tij helmuese dhe pre e lehtë të planeve të tij imperialiste. Është mëse e qartë se sa e çmendur është ideja e neutralitetit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës”, kanë thënë organizatorët e demonstratës.

"Tani është koha që qeveria bullgare dhe qytetarët bullgarë të kundërshtojnë përpjekjet kriminale të Rusisë për të përcaktuar politikat tona," thanë organizatorët.

Sipas sondazhit të fundit të Eurobarometrit, Bullgaria dhe Qiproja janë dy vendet në BE ku qytetarët më së paku dënojnë agresionin rus. Shoqëria bullgare është e ndarë për këtë çështje – 46% e bullgarëve fajësojnë Rusinë për luftën në Ukrainë, dhe 46% të tjerë thonë se Putini nuk është fajtor.

Tjera nga autori:
1