<b></b> Çfarë po planifikon të bëjë Britania për të liruar qytetarët e saj të dënuar me vdekje?

Çfarë po planifikon të bëjë Britania për të liruar qytetarët e saj të dënuar me vdekje?

14.06.2022 17:10

Duket se qeveria britanike ka vendosur të mos negociojë drejtpërdrejt me Rusinë në përpjekje për të liruar Aiden Aslin dhe Shaun Pinner nga dënimi me vdekje.

Kremlini thotë se diplomatët britanikë nuk kanë qenë në kontakt me Moskën dhe se ambasadori rus në Londër nuk është ftuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, shkruan BBC.

Një shkëmbim për të burgosurit rusë?

Kjo pasi Ministria ka frikë se konflikti dypalësh mes Londrës dhe Moskës mund të çojë në pretendime të rreme se dy britanikët ishin mercenarë. Në vend të kësaj, Britania duket se synon të ndihmojë qytetarët e saj përmes autoriteteve ukrainase.

Ata shpresojnë të jenë në gjendje t'i shkëmbejnë me robër lufte rusë. Por Rusia po përdor britanikët e dënuar për të ushtruar presion mbi Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, ka më shumë gjasa që lirimi i tyre të varet më shumë nga ajo strategji sesa nga ajo që po bën Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss. /Nacionale/

Tjera nga autori:
1