<b></b> Çfarë saktësie – forcat ukrainase shkatërrojnë artilerinë ruse që fshihej nëpër shtëpi

Çfarë saktësie – forcat ukrainase shkatërrojnë artilerinë ruse që fshihej nëpër shtëpi

19.05.2022 16:32

Lufta Ukrainë – Rusi tashmë mendohet se është koncentruar vetëm në disa rajone të Ukrainës.

Ushtarët ukrainas dhe ata rusë po luftojnë në një pjesë të Kharkiv, Lunhask, Mariupol dhe Donbas.

Ukraina, e pajisur me shumë mjete luftarake të teknologjisë më të fundit po sulmon kundërshtarin nga hapësira të ndryshme, dhe një sukese të jashtëzakonshëm po e shfaqin edhe përdorimi i dronëve.

Ushtria ukrainase i ka përdorur shumë mirë pajisjet e dërguara nga Perëndimi, dhe siç tregon video e mëposhtme, shihet qartë se sa të saktë janë dronët.

Rusët, të cilët tentonin të fshehnin automjetet e tyre, zbulohen nga armiku u tyre, të cilët nga larg me një saktësi të jashtëzakonshme i shkatërrojnë ata.

Autoritetet ukrainase nuk kanë treguar saktë se ku ka ndodhur ky sulm, por në bazë të asaj se ku po zhvillohen luftimet, mendohet se kjo ka ndodhur në lindje të Ukrainës. /Nacionale/

Tjera nga autori:
1