<b></b> Cilat vende duan që Ukrainës t'i jepet statusi i kandidatit për në BE?

Cilat vende duan që Ukrainës t'i jepet statusi i kandidatit për në BE?

29.05.2022 11:52

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, kërkesa e Kievit për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian ka bërë jehonë nëpër kryeqytetet e bllokut. Çështja nëse do t'i jepet vendit 'statusi kandidat', hapi i parë i madh në rrugën e gjatë dhe gjarpëruese drejt anëtarësimit në BE, pritet të jetë në axhendën e liderëve të shteteve anëtare përpara përfundimit të presidencës franceze të Këshillit më 1 korrik.

Por deri më tani, ka pak konsensus se si duhet të duket hapi i parë i Ukrainës. Presidenti Volodymyr Zelenskyy madje shkoi aq larg sa tha se Ukraina "nuk kishte nevojë për alternativa ndaj kandidaturës në BE".

"Ne nuk kemi nevojë për kompromise," u tha Zelenskyy gazetarëve në Kiev gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin portugez Antonio Costa javën e kaluar.

Fjalët e mbështetëse për të ardhmen e Ukrainës në BE janë të shumta, statusi i kandidatit shpesh (me qëllim) ngatërrohet me anëtarësimin e plotë, komentet mbështetëse shmangin afatet kohore dhe paralajmërimet se kapërcimi i pjesëve të politikës labirintike të zgjerimit të BE-së janë të shumta.

Në hartën e mëposhtme, rrjeti Euractiv paraqet se cilat vende janë të gatshme të mbështesin pa kushte Kievin në dhënien e statusit të kandidatit për në BE në të ardhmen e afërt.

Vetëm tetë vende janë mbështetëse pa kushte.

Vendet, mbështetja e të cilave për dhënien e statusit të kandidatit për Ukrainën varet nga një vlerësim pozitiv nga Komisioni (p.sh. Spanja) janë shënuar si "ngurrues". Kjo ka rezultuar në disa shtete anëtare, si Irlanda, e cila ka shprehur mbështetje të fortë për dhënien e statusit të kandidatit për në BE, por ende pret opinionin e Komisionit, duke u shënuar si “ngurrues”.

Një logjikë e ngjashme u ndoq për vendet që në parim kanë mbështetur statusin e kandidatit, por hezitojnë të bashkëngjisin një afat kohor të menjëhershëm si fundi i qershorit (p.sh. Portugalia).

Sllovenia dhe Hungaria shprehën mbështetje për dhënien e statusit të kandidatit Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur që në fillim të luftës. Mirëpo, meqë kishte zgjedhje dhe ndryshim në qeveri në Lubjanë, si dhe dhe marrë parasysh marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara midis Budapestit dhe Kievit, pozicioni aktual i këtyre dy vendeve është i paqartë.

Tjera nga autori:
1