<b>Danimarka: </b>  Rusia të pagujë kosto të lartë për luftën, duhet ta izolojmë politikisht

Danimarka: Rusia të pagujë kosto të lartë për luftën, duhet ta izolojmë politikisht

25.04.2022 18:50

Perëndimi duhet të sigurohet që kostoja për Rusinë për luftën në Ukrainë të jetë "sa më e lartë që të jetë e mundur", tha të hënën për CNN ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod.

"Është shumë e rëndësishme që ne të ndihmojmë Ukrainën të mbrojë vendin e saj dhe të bëjmë koston për Rusinë sa më të lartë që të jetë e mundur, edhe në fushën e betejës," tha Kofod.

Ndalimi i agresionit të Moskës në Ukrainë do të thotë se vendet evropiane duhet të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe të dërgojnë më shumë ndihmë ushtarake në Kiev, vazhdoi ai.

Ndërkohë, kryeministrja daneze Mette Frederiksen në një vizitë në Kiev, premtoi të dërgojë më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë, duke rritur kontributin me 87 milionë dollar, në rreth 144 milionë dollarë.

Danimarka do të rrisë prodhimin e saj të gazit natyror në Detin e Veriut "për një periudhë të kufizuar kohore", për të reduktuar varësinë e saj nga importet ruse të energjisë, tha Frederiksen të martën, duke shtuar se vendi përfundimisht synon të heqë nga përdorimi i gazit natyror për t'u bërë i pavarur, nga furnizimet ruse.

"Gjithçka është në tryezë nga pala daneze. Ne jemi gati të bëjmë sa më shumë sanksione për të cilat mund të biem dakord," tha ministri i Jashtëm Kofod. “Sigurisht, vazhdimi i ofrimit të mbështetjes për të izoluar politikisht Rusinë me partnerët tanë, por edhe me pjesën tjetër të botës – kjo është me të vërtetë ajo që duhej të bënim”.

Tjera nga autori:
1