<b></b> Dënohet për të pestën herë ish-lideri i arratisur i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski

Dënohet për të pestën herë ish-lideri i arratisur i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski

08.06.2022 19:27

Një gjykatë në Maqedoninë e Veriu ka vendosur një dënim të ri me burg për ish-kryeministrin e arratisur të vendit Nikola Gruevski.

E këtë herë bëhet fjalë për një dënim gjashtëvjeçar për shpërdorim të pushtetit për financimin e partisë së tij.

Që kur Gruevski u largua nga posti në vitin 2016, dënimi i dhënë të mërkurën ishte i pesti për të. Deri më tani, ai ka mohuar çdo keqbërje, dhe para se të merrte dënimin e parë, Gruevski iku në Hungari ku kërkoi dhe mori azil.

Ndërsa, të mërkurën, Gjykata Penale e vendit urdhëroi edhe konfiskimin e selisë tetë-katëshe të partisë konservatore VMRO-DPMNE të Gruevskit në qendër të Shkupit, që u ndërtuaa gjatë kohës së tij në detyrë, dhe dhjetëra prona të tjera të partisë.

Gruevski u dënua për herë të parë në vitin 2018, për ndikim të paligjshëm ndaj zyrtarëve të ministrisë së Brendshme për blerjen e një makine të blinduar luksoze dhe u dënua me dy vjet burg.

Në vitin 2020, ai mori edhe 1 vit e gjysmë vjet burg për orkestrimin e dhunës ndaj kundërshtarëve të tij politikë në vitin 2013. Në prill 2022, ai u dënua me 7 vjet për përdorimin e fondeve të partisë për t'u pasuruar. Më vonë atë muaj, pasoi një dënim i ri 9-vjeçar për të pasi një gjykatë vendosi se ai urdhëroi prishjen e një ndërtese shumë milionëshe që i përkiste një rivali politik në Shkup në 2011.

Ndërsa, kundër Gruevskit ka të paktën edhe një rast tjetër në pritje, për korrupsion të dyshuar, parregullsi zgjedhore dhe shpërdorim detyre.

Akuzat ndaj tij rrjedhin nga një skandal përgjimi që shpërtheu në vitin 2015, ku bisedat telefonike e më shumë se 20 mijë personave ishin regjistruar në mënyrë të paligjshme, përfshirë ato të politikanëve, gjyqtarëve, policisë, gazetarëve dhe diplomatëve të huaj.

Skandali rrëzoi qeverinë e Gruevskit dhe ai humbi zgjedhjet pasuese të viti 2016 nga partia opozitare Social Demokrate.

Tjera nga autori:
1