Deputetët bullgarë votuan të premten në favor të heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
“Vendimi miratohet me 170 vota për, 37 kundër dhe 21 abstenime”, tha kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, Atanas Atanasov.
Votimi për heqjen e vetos së Bullgarisë kundër vendit fqinj u bë vetëm dy ditë pas rrëzimit të qeverisë së kryeministrit Kiril Petkov përmes mocionit të mosbesimit.
Bullgaria kishte kërkuar që Maqedonia e Veriut të pranojë se gjuha maqedonase ka rrënjë bullgare dhe ta njohë pakicën bullgare në këtë shtet në kushtetutë.
Të enjten, Maqedonia e Veriut tha se propozimi francez që pakica bullgare të njihet në kushtetutë përmes një preambule, është i papranueshëm.