<b></b> Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në SHBA për ligje më të rrepta të armëve

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në SHBA për ligje më të rrepta të armëve

12.06.2022 11:00

Dhjetëra mijëra protestues janë mbledhur në të gjithë SHBA-në për të kërkuar ligje më të rrepta për armët pas dy të shtënave masive që ndodhën ditë më parë.

Presidenti i SHBA Joe Biden mbështeti protestat, duke i bërë thirrje Kongresit të "kalojë legjislacionin për sigurinë e armëve".

Pavarësisht kësaj shanset për ndryshim ligjor ka të ngjarë të shfuqizohen nga republikanët.

Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur u vranë në të shtënat e 24 majit në Robb Elementary në Uvalde, Teksas.

Ky sulm, dhe ai i një dite më parë në Buffalo, Nju Jork, në të cilin u vranë 10 persona, ka çuar në thirrje të reja për veprim mbi kontrollin e armëve në SHBA.

Të shtunën, grupi i sigurisë së armëve March For Our Lives - i themeluar nga të mbijetuarit e të shtënave në shkollën e Parkland 2018 në Florida - tha se rreth 450 mitingje do të mbaheshin në të gjithë vendin, duke përfshirë Uashington DC, Nju Jork, Los Anxhelos dhe Çikago.

Grupi tha se nuk do t'i linte politikanët të rrinin duarkryq pasi njerëzit po vazhdojnë të vriten.

March For Our Lives (MFOL) tha se mosveprimi i liderëve politikë po vriste amerikanët.

"Ne nuk do t'ju lejojmë më të rrini duarkryq ndërsa njerëzit vazhdojnë të vriten," tha në një deklaratë Trevon Bosley, një anëtar i bordit të MFOL.

Duke folur para protestuesve në Uashington DC, një nga të mbijetuarit e të shtënave në Parkland, David Hogg, tha se vrasjet e fëmijëve në Uvalde "duhet të na mbushin me zemërim dhe kërkesa për ndryshim, jo ​​debate të pafundme, por kërkesa për ndryshim, tani", raporton BBC.

Garnell Whitfield, nëna 86-vjeçare e të cilit u vra në të shtënat me motive racore në Buffalo, Nju Jork më 14 maj, u tha turmave në Uashington: "Ne jemi këtu për të kërkuar drejtësi.

"Ne jemi këtu për të qëndruar me ata që janë mjaft të guximshëm për të kërkuar legjislacion të arsyeshëm për armët."

Ndër të tjera, MFOL ka kërkuar ndalimin e armëve sulmuese, kontrolle universale të historikut për ata që përpiqen të blejnë armë dhe një sistem kombëtar licensimi, i cili do të regjistronte pronarët e armëve.

 

Tjera nga autori:
1