<b>Do të kursejë energji, </b> Italia vendos kufizime në përdorimin e kondicionerëve

Do të kursejë energji, Italia vendos kufizime në përdorimin e kondicionerëve

21.04.2022 20:11

Italia ka vendosur të ndalojë ajrin e kondicionuar nën 25 gradë Celsius në ndërtesa të caktuara gjatë muajve të verës, pasi do të mbajë kostot e energjisë të ulëta në mes të luftës në Ukrainë – gjë që ka rritur çmimet.

Plani, i cili thuhet se quhet "funksionimi i termostatit” , është miratuar nga Senati Italian ditën e enjte.

Sipas këtij plani, ndërtesat publike- të cilat përfshijnë zyra qeveritare dhe shkolla do të ndalohen të përdorin ajrin e kondicionuar nën 27 gradë Celsius.

Ndërkohë është vendosur se gjatë dimrit, temperatura mesatare e ajrit nuk duhet të shkojë mbi 19 gradë Celsius, por me 21 gradë celsius si maksimum absolut të lejuar.

Duke folur për planin, një zyrtar italian është shprehur se "çdo pikë djerse" në verë do të ishte "një pikë gjaku e kursyer në mesin e popullatës ukrainase"

Tjera nga autori:
1