<b></b> Ecja në qymyr të nxehtë lë të lënduar 25 persona në Zvicër

Ecja në qymyr të nxehtë lë të lënduar 25 persona në Zvicër

15.06.2022 19:12

Njëzet e pesë persona janë trajtuar për djegie në Zvicrën veriore pasi kanë ecur nëpër qymyr të nxehtë si pjesë e një stërvitjeje.

BBC njofton se 13 nga ta ishin dërguar në spital dhe ishin trajtuar për lëndime më të rënda pas incidentit të së martës në mbrëmje.

Grupi kishte ecur nëpër qymyr disa metra gjatë, duke ndjerë dhimbje menjëherë pas.

Pas ngjarjes në gadishullin Au në jug të qytetit të Cyrihut, zyrtarët kanë hapur hetimet duke marrë prova nga vendi.

Ecja nëpër një shtrat me qymyr të nxehtë, shpesh e njohur si ecja në zjarr, përdoret ndonjëherë në kurse motivuese dhe ngjarje bamirësie. Gjatë këtij procesi, personat ecin të zbathur mbi prush të nxehtë.

Kjo metodë në shumë pjesë të botës përdoret edhe si rit ose provë kalimi.

 

Tjera nga autori:
1