<b>El Salvadori </b> “korr sukses” në luftën ndaj bandave, mbi 17 mijë të arrestuar brenda një muaji

El Salvadori “korr sukses” në luftën ndaj bandave, mbi 17 mijë të arrestuar brenda një muaji

26.04.2022 18:36

Ministri i Mbrojtjes i El Salvadorit ka vlerësuar masat emergjente të marra nga Kongresi, duke thënë se ato kanë pasur një efekt pozitiv në betejën kundër dhunës së shfrenuar të bandave.

René Merino tha se që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme një muaj më parë, më shumë se 17,000 anëtarë të dyshuar të bandave ishin arrestuar.

BBC shkruan se të dielën, Kongresi e zgjati masën që hyri në fuqi pas vrasjes së 62 personave brenda një dite, edhe për 30 ditë të tjera.

Masat emergjente kanë qenë të diskutueshme pasi ato kufizojnë disa të drejta kushtetuese, të tilla si lejimi i forcave të sigurisë për të arrestuar të dyshuarit pa urdhër.

Po ashtu, dënimet për anëtarët e dënuar të bandave janë rritur në një maksimum prej 45 vitesh burg.

Ministri i Mbrojtjes Merino tha se krimet e tilla si zhvatja kishin rënë që nga vendosja e masave emergjente.

“Qëllimi është që këto banda të zhduken krejtësisht nga El Salvadori”, tha ai në një deklaratë televizive, duke shtuar se "popullata e ndershme është shumë e kënaqur me punën që po bëhet kundër bandave".

Megjithatë, mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë qenë shumë kritikë ndaj arrestimeve masive të kryera muajin e kaluar.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) paralajmëroi në fillim të këtij muaji se mijëra salvadorianë ishin arrestuar pa një urdhër arresti dhe se disa kishin raportuar se i ishin nënshtruar "trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues".

Zëdhënësja e OHCHR, Liz Throssell tha se ndryshimet në procedurën penale të El Salvadorit gjithashtu nënkuptonin se "gjyqet penale tani mund të mbahen në mungesë, në rastin e anëtarëve të dyshuar të bandës, ose të kryesohen nga të ashtuquajturit "pa fytyrë; gjyqtarë, identiteti i të cilëve mbetet "konfidencial". 

Merino tha të hënën se të arrestuarit për të cilët mund të zbulohet se nuk kanë lidhje me bandat, do të lirohen.

Por grupi i të drejtave Human Rights Watch ka dënuar postimet në Twitter nga policia Salvadoriane që tregonin se të dyshuarit po arrestoheshin, dhe tha se strategjia e qeverisë "duket të jetë, fillimisht arrestimi, pastaj një tweet e më vonë hetimi.”

Që nga zgjedhja president e Nayib Bukele në vitin 2019, shifrat e vrasjeve në këtë vend kishin rënë, pasi 40-vjeçari bëri fushatë me një premtim për të trajtuar dhunën e shfrenuar të bandave dhe korrupsionin politik.

Në vitin 2021, El Salvadori regjistroi 1,140 vrasje, krahasuar me 6,656, vrasje në vitin 2015.

Por, në fillim të këtij viti pati një rritje tjetër, ku 26 marsi u shënua si dita më vdekjeprurëse në dekada, me 62 perona të vrarë.

Tjera nga autori:
1