<b></b> Elon Musk mund të heqë dorë nga blerja e Twitter-it, shkak llogaritë “fake”

Elon Musk mund të heqë dorë nga blerja e Twitter-it, shkak llogaritë “fake”

06.06.2022 17:18

Elon Musk ka thënë se mund ta anulojë plotësisht marrëveshjen e bërë me Twitter pasi kërkon më shumë informacion në lidhje me llogaritë false në platformë.

Musk është shprehur se në Twitter ka më shumë llogari të rreme se sa që ka pranuar kompania publikisht. Më pas ai ka njoftuar se i ka shkruar një letër Twitter-it duke kërkuar më shumë informacion në lidhje me këtë çështje.

Twitter ka pranuar t’i ofrojë informacion më të detajuar mbi metodologjitë e veta të testimit, qoftë me shkrim ose duke folur me miliarderin. Por Musk ka thënë se ai donte ta bënte vetë testimin, duke i quajtur metodologjitë e Twitter-it “të dobëta”.

Ai kërkoi që në vend të kësaj t'i jepeshin të dhëna private në Twitter për ta lejuar atë të kryente atë analizë, duke treguar se nëse nuk është i kënaqur, mund ta anulojë plotësisht marrëveshjen dhe të heqë dorë nga blerja e platformës.

"Nëse kompania nuk e jep informacionin që ka kërkuar zoti Musk, ai do ta konsiderojë kompaninë se po "reziston në mënyrë aktive dhe po pengon të drejtat e tij të informacionit", shkruajnë përfaqësuesit e tij.

Në letër thuhet se Musk, do ta konsideronte refuzimin për të dorëzuar të dhënat si një "shkelje të qartë materiale të detyrimeve të Twitter sipas marrëveshjes", dhe kështu do të rezervonte të drejtën për të përfunduar marrëveshjen.

Shumë analistë kanë sugjeruar se motivimi i Musk për të kërkuar informacione të mëtejshme për llogaritë e rreme është ose largimi nga marrëveshja ose rinegocimi i çmimit.

E ndërsa Musk ka bërë gjeste drejt një ndryshimi të mundshëm çmimi, ai është fokusuar publikisht në vlerësimet e llogarive të padëshiruara ose të rreme që janë në këtë platformë.

Tjera nga autori:
1