<b></b> Erdogan kërkon që kryeministri suedez ta shkarkojë ministrin e tij të mbrojtjes

Erdogan kërkon që kryeministri suedez ta shkarkojë ministrin e tij të mbrojtjes

06.06.2022 11:39

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson duhet të shkarkojë ministrin e Mbrojtjes Peter Hullqvist, ka thënë presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Kërkesa e Erdoganit bazohet në një fjalim që Hulqvist mbajti në një festë 10 vjet më parë, ku ai festoi me Partinë Popullore të Kurdistanit, PKK dhe liderin e saj të burgosur Abdullah Öcalan, raporton gazeta Expressen.

Në vitin 2011, Hultqvist – deputet socialdemokrat në atë kohë – mori pjesë në një festë në Borlänge për të shënuar ditëlindjen e 33-të të PKK.

Në atë kohë, ai tha se mori pjesë në këtë ngjarje sepse donte të mbronte kurdët. Në veçanti, ai donte të tregonte mbështetje për Partinë Paqësore dhe Demokratike Kurde, e cila që atëherë është riemërtuar Partia e Rajoneve Demokratike, në përpjekjet e saj për të njohur gjuhën kurde si gjuhë zyrtare në Turqi.

“Unë thashë se kurdët duhet të respektohen si popull, se është e gabuar të persekutosh ata që janë anëtarë të partisë, se është gabim të burgosësh njerëzit dhe t'u mohosh kurdëve përdorimin e gjuhës së tyre në kontekste zyrtare,” kishte thënë ai në atë kohë.

“Unë nuk mbështes dhunën apo terrorin. Të shkosh në një takim dhe të thuash këto gjëra nuk është problem”, tha Hulqvist, duke shtuar se “zgjidhja paqësore e çështjes kurde është gjëja më e rëndësishme dhe se demokracia respektohet”.

"Turqia kërkon që Hultqvist të hiqet nga posti i ministrit të mbrojtjes", tregon një informator i Expressen, i cili vuri në dukje se çështja ishte ngritur në kontaktet midis përfaqësuesve të qeverisë në Suedi dhe Turqi.

Tjera nga autori:
1