<b> e para tregojnë fitues të zgjedhjeve Emmanuel Macron" />

"Exit-pollet" e para tregojnë fitues të zgjedhjeve Emmanuel Macron

24.04.2022 20:06

Sipas numërimeve të para, Emmanuel Macron do të fitojë zgjedhjet presidenciale të Francës, duke shmangur një sfidë historike nga kandidatja e krahut të djathtë Marine Le Pen gjatë balotazhit të së dielës.

Presidenti Macron pritet të marrë 58.2% të votave ndaj 41.8% të Le Pen, sipas një analize të të dhënave të votimit nga anketuesit Ipsos & Sopra Steria të kryer për transmetuesit France Televisions dhe Radio France.

Këto projeksione, të cilat bazohen në të dhënat e qendrave të votimit që mbyllen në orën 19.00, zakonisht përdoren nga kandidatët dhe mediat franceze për të shpallur një fitues.

Tjera nga autori:
1