<b></b> Facebook pezullon faqen e politikanit sllovak pas presionit të SHBA-së

Facebook pezullon faqen e politikanit sllovak pas presionit të SHBA-së

15.06.2022 10:07

Faqja e anëtarit të opozitës sllovake, Ľuboš Blaha, (Smer-SD) u pezullua nga Facebook për shkak të "shkeljeve të përsëritura të politikave në lidhje me gjuhën e urrejtjes" pasi një grup kongresmenësh amerikanë i bënë presion kompanisë që të vepronte kundër gjuhës së urrejtjes në Sllovaki.

Para se të pezullohej të martën pasdite (14 qershor), Blaha kishte më së shumti ndjekës në Facebook nga të gjithë politikanët sllovakë, me 174,000 ndjekës dhe 11 milionë pëlqime të postimeve në 2021.

Politikani i majtë dyshohet se prej kohësh ka thyer rregullat e rrjeteve sociale.

Nëntorin e kaluar, Facebook hoqi një video në të cilën ai pretendonte se vaksinat COVID-19 kishin vrarë pacientë dhe fajësoi të vaksinuarit për valën e tretë të pandemisë. Në prill, ai u ndalua për tre ditë pasi e quajti "kasap" diplomaten e ndjerë amerikane, Madeleine Albright, për rolin e saj në bombardimet e NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999.

“Që kur kongresmenët amerikanë, me kërkesë të Naď (ministri sllovak i Mbrojtjes), i kërkuan Facebook-ut të bllokonte sllovakët që mendojnë tjetër, unë kam qenë praktikisht i bllokuar”, shkroi Blaha.

Anëtari i Komitetit të Inteligjencës i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së më herët kërkoi adresimin e dezinformatave pro-ruse në Sllovaki në Facebook në një letër drejtuar kryetarit dhe CEO të Meta, Mark Zuckerberg.

“Komiteti është thellësisht i shqetësuar nga prania e vazhdueshme e dezinformatave të dëmshme dhe propagandës pro-ruse në Facebook-un sllovak dhe i kërkon Facebook-ut menjëherë që të sigurojë që të gjitha dezinformatat pro-ruse të trajtohen shpejt, të kontrollohen faktet, të etiketohen, të zvogëlohen ose të hiqen në përputhje me me zotimet publike dhe politikat e deklaruara të Facebook”, shkroi Kryetari Adam Schiff (D).

Letra erdhi pas një vizitë të disa anëtarëve të kongresit në Bratislavë në prill, gjatë së cilës ata u informuan mbi çështjen nga zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Tjera nga autori:
1