<b></b> “Festivali” i mishit të qenit në Kinë, policia shpëton 386 qen që po dërgoheshin për therje

“Festivali” i mishit të qenit në Kinë, policia shpëton 386 qen që po dërgoheshin për therje

21.06.2022 17:36

Policia kineze ka kapur një kamion që transportonte 386 qen, të cilët po dërgoheshin për t'u therur në festivalin vjetor të ngrënies së mishit të qenit në qytetin jugor kinez të Yulin, i cili ishte planifikuar të fillonte të martën - ditën e solsticit të verës.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se qentë ishin futur në kafaze dhe ishin në kushte shumë të këqija.

Pas zbulimit të këtij kamioni, aktivistët e të drejtave të kafshëve ngritën shqetësime se disa prej qenve mund të kishin sëmundje infektive, duke bërë që rasti të raportohej bazuar në legjislacionin e vendit për parandalim të epidemisë.

Lin Xiong, një nga aktivistët që pa kamionin duke u marrë nga policia, tha se pamjet ishin të tmerrshme.

“Ishte e tmerrshme të shihje kaq shumë qen në një gjendje kaq të tmerrshme, ishte si një kamion nga ferri për këto kafshë të gjora… Mishi i qenit, therja, sjell turp për vendin tonë dhe kështu ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa të shohim fundin e kësaj vuajtjeje.”

Ndërkohë, Peter Li një specialist i politikave të Kinës në Humane Society International, tha se autoritetet e Yulin ishin duke argumentuar me tregtarët, të cilët thonin se konsumimi i mishit të qenit është "tradicional" dhe pjesë e kulturës ushqimore.

 “Konsumimi i mishit të qenit është i drejtuar nga oferta, i drejtuar nga tregtarët, jo nga konsumatorët. Therja e qenve në Yulin është komerciale në natyrë, jo kulturore,” tha ai.

Li tha se ekipi i tij në terren ka parë policinë e Yulin duke u përpjekur të pengojnë pronarët e bizneseve të realizonin “festivalin”.

Përpara festivalit të mishit të qenit të këtij viti në Yulin të Kinës, i cili tërheq një turmë të vogël njerëzish në qytet, aktivistët kinezë gjetën mënyra krijuese për të shpëtuar shumë qen nga therja.

Tjera nga autori:
1