<b></b> Finlanda hap shërbimin e shpejtë të emigracionit për punëtorët e kualifikuar

Finlanda hap shërbimin e shpejtë të emigracionit për punëtorët e kualifikuar

02.06.2022 14:36

Një shërbim i ri i shpejtë për punëtorët me kualifikim të lartë, profesioni i të cilëve kërkon njohuri eksperte, u lançua nga Shërbimi Finlandez i Imigracionit (Migri) të mërkurën (1 qershor).

Procedura e re e shpejtë i lejon njerëzit të hyjnë në Finlandë sapo t'u jepet një leje qëndrimi, të cilën, ndryshe nga më parë, personi do ta marrë me hyrjen në vend. Të interesuarit duhet të plotësojnë një aplikim kundrejt tarifës, të konfirmojnë identitetin e tyre në një pikë shërbimi jashtë vendit dhe të japin shenjat e gishtave brenda pesë ditëve pune.

Reforma synon të kufizojë kohën e përpunimit në maksimum dy javë dhe mundëson bashkim të shpejtë familjar. Kjo vjen si përgjigje ndaj thirrjeve nga kompanitë e reja dhe kompanitë e IT-së, veçanërisht industria e lojërave, të cilat janë ankuar prej kohësh për burokraci të ashpër dhe procese të gjata.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka rezultuar gjithashtu që disa të huaj të jenë më të kujdesshëm në lidhje me lëvizjen ose qëndrimin në Finlandë.

Reforma do të zgjerohet "deri në fund të mandatit të kësaj qeverie" për të përfshirë "të gjithë ata që lëvizin në Finlandë në bazë të punës dhe arsimit" për të siguruar që koha maksimale e përpunimit të jetë maksimumi një muaj, ka thënë Ministrja e Punësimit, Tuula Haatainen nga Partia Social Demokrate.

Industritë e Teknologjisë së Finlandës, një grup lobues, e ka mirëpritur reformën si hapin e parë në drejtimin e duhur, por e përshkroi atë si "margjinale".

Sistemi i ri i shpejtë është kryesisht një sinjal për komunitetin e biznesit se çështja do të merret seriozisht, tha ekspertja e grupit, Milka Kortet.

Tjera nga autori:
1