<b></b> Finlanda heq statujën e Leninit teksa pret të bashkohet me NATO-n

Finlanda heq statujën e Leninit teksa pret të bashkohet me NATO-n

16.06.2022 18:31

Finlanda ka vendosur të heqë nga rrugët statujën e diskutueshme të revolucionarit rus Vladimir Ilyich Lenin dhe ta transferojë atë në një muze.

Statuja në Kotka,vend në Finlandën juglindore, është vandalizuar shpesh gjatë viteve – por që nga pushtimi rus i Ukrainës, ajo ka marrë vëmendje më shumë.

Monumenti ishte prezantuar si dhuratë në vitin 1979 nga qyteti binjak i Kotka në Talin dhe ishte skalitur nga artisti estonez Matti Varikin. Në atë kohë Estonia ishte pjesë e BRSS.

Shtëpia e re e statujës, Muzeu Kimenlaxo, fillimisht donte që statuja të zëvendësohej me një pllakë shtesë që përshkruan historinë e saj, por delegatët votuan 41-9 pro heqjes së saj nga rrugët e Kotkës.

Sipas raporteve heqja e kësaj statuje nënkupton se nuk ka më monumente të mëdha të Leninit të mbetura në Finlandë.

Kujtojmë se, Lenini ishte fshehur në Finlandë në vitin 1917, duke ikur nga qeveria ruse e cila e shpalli të jashtëligjshme partinë e tij bolshevike, përpara se të kthehej për të ndihmuar në udhëheqjen e revolucionit më vonë atë vit.

Ndërsa, tensionet midis Finlandës dhe Rusisë kanë nisur që kur vendi nordik njoftoi se do të dëshironte të aplikonte për anëtarësim në NATO pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.

Në muajin maj të këtij viti, Rusia ndaloi eksportet e gazit për Finlandës, në një lëvizje shumë simbolike që shënoi fundin e gati 50 viteve të importit të gazit natyror nga Rusia.

Finlanda ndan 1,340 kilometra vijë kufitare me Rusinë, dhe ka një histori të mbushur me konflikte me kombin.

Tjera nga autori:
1