Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar një video që tregon evakuimin e civilëve nga rajoni i Kharkiv në territorin e Federatës Ruse.
Në një deklaratë të lëshuar ministria tha se më shumë se 60 refugjatë ishin zhvendosur në rajonin e Belgorodit, shumica prej tyre të moshuar, gra dhe fëmijë.
Kujtojmë se pas kapjes së Mariupolit, forcat ruse kanë vazhduar sulmet e tyre në rajonin lindor të Donbasit, ku thuhet se kanë bërë përparime të kufizuara drejt Severodonetsk, dhe mendohet se po planifikojnë një rrethim të ri.