<b></b> Forcat ruse në Ukrainë “kapin armë të prodhuara nga SHBA”

Forcat ruse në Ukrainë “kapin armë të prodhuara nga SHBA”

13.06.2022 23:24

Ministria e Mbrojtjes ruse, pretendon se forcat ruse kanë 'kapur' armë të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ushtarët ukrainas.

Sipas ministrisë, trupat ukrainase kishin braktisur sistemet raketore Javelin dhe Armët e Lehta Anti-Tanke të Gjeneratës së ardhshme (NLAW) të importuara nga perëndimi, të prodhuara nga SHBA.

Kujtojmë se, SHBA-të janë duke furnizuar Ukrainën me miliarda dollarë armë, për të ndihmuar ta luftojë pushtimin rus. E pas kërkesave të Kievit për armë më efektive, Shtetet e Bashkuara tani po planifikojnë të dërgojnë raketa me rreze të gjatë, megjithatë, do të duhen javë të tëra që raketa të tilla të mund të përdoren në fushën e betejës.

Tjera nga autori:
1