<b></b> Franca mban zgjedhjet parlamentare, sfidë e re për Macron

Franca mban zgjedhjet parlamentare, sfidë e re për Macron

12.06.2022 16:12

Votuesit francez po votojnë për të zgjedhur deputetët e tyre, ndërsa presidenti Emmanuel Macron po kërkon të sigurojë shumicën.

Në raudin e parë të zgjedhjeve, për 577 vende në Asamblenë Kombëtare po marrin pjesë më shumë se 6,000 kandidatë, nga mosha 18 deri në 92 vjeç. Ata që do të marrin më shumë vota do të kalojnë në raudin e dytë vendimtar të zgjedhjeve që do të mbahet më 19 qershor.

Associated Press shkruan se, në fushatën e zgjedhjeve kandidatët janë përpjekur të trajtojnë shqetësimet e konsumatorëve për inflacionin, megjithatë entuziazmi i votuesëve ka qenë përgjithësisht i ulët. Në shifra u tregua se deri në mesditë në votime kanë dalë vetëm 18% e 48,7 milionë votuesëve.

Në mesin e votuesëve ishte edhe udhëheqësi i së majtës së fortë, Jean-Luc Mélenchon, i cili shpreson që zgjedhjet mund ta rikthejnë atë në postin e kryeministrit,

Ndërsa, në votime doli edhe Macron që u prit nga një turmë e vogël njerëzish.

Pas rizgjedhjes së Macron në maj, koalicioni i tij centrist po kërkon një shumicë absolute që do t'i mundësonte atij të zbatojë premtimet e fushatës, të cilat përfshijnë uljen e taksave dhe rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 65 vjeç.

Por sipas sondazheve të fundit, Macron dhe aleatët e tij mund të kenë probleme për të fituar mbi gjysmën e vendeve parlamentare. E me një qeveri me një shumicë të madhe, por jo absolute ai do të jetë në gjendje ende të qeverisë, por vetëm duke bërë marrëveshje me deputetët.

Ndërsa duket se në këto zgjedhje forca kryesore opozitare është koalicioni i sapokrijuar i Melenchon, i përbërë nga të majtë, të gjelbër dhe komunistë.

 

Tjera nga autori:
1