<b></b> Franca ndalon veshjet islame

Franca ndalon veshjet islame "burkini" në pishina për arsye fetare

21.06.2022 22:50

Gjykata e lartë administrative e Francës ka vendosur të martën kundër lejimit të veshjeve "burkini" që mbulojnë trupin në pishina publike për arsye fetare, duke argumentuar se shkel parimin e neutralitetit të qeverisë ndaj fesë.

Burkini, është veshje që mbulon nga koka te kyçi i këmbës, një veshje e veshur nga një numër i vogël njerëzish në Francë – megjithatë, ka tërhequr debate të forta politike në vend.

E ndërsa, ministri i Brendshëm Gerald Darmanin e përshëndeti vendimin e Këshillit të Shtetit si një "fitore për sekularizmin", disa gra muslimane e dënuan atë si objektiv të padrejtë ndaj besimit dhe trupave të tyre, duke e cilësuar si vendim të bazuar në keqkuptime të vjetruara rreth Islamit.

Vendimi ishte i pari sipas një ligji të diskutueshëm, të mbështetur nga presidenti Emmanuel Macron, që synon mbrojtjen e "vlerave republikane" nga ajo që qeveria e tij e quan kërcënimi i ekstremizmit fetar.

Rregullat e veshjes në pishinat publike në Francë janë të rrepta, për atë që autoritetet thonë se janë arsye higjienike: kërkohen kapele dhe veshjet e banjës me thes ose veshje të tjera voluminoze përgjithësisht janë të ndaluara.

Gjashtë vjet më parë, Këshilli i Shtetit kishte hequr një ndalim lokal të burkinit, pasi disa gra muslimane ishin urdhëruar të heqin rrobat që fshihnin trupin e tyre në plazhet e Rivierës Franceze. Por për Fatima Bent nga grupi feminist mysliman Lallab, vendimi i së martës është "një hap i qartë prapa" që do të izolojë më tej gratë që mbulojnë kokën dhe trupin e tyre në publik.

Tjera nga autori:
1