<b></b> Franca nis hetime kundër ministres me prejardhje greke për dhunim seksual

Franca nis hetime kundër ministres me prejardhje greke për dhunim seksual

22.06.2022 15:46

Zyra e prokurorit publik të Parisit tha të mërkurën se ka hapur një hetim për pretendimet për dhunim seksual kundër sekretares së Shtetit për Zhvillim dhe Frankofoni, Chrysoula Zacharopoulou, pas pranimit të dy ankesave.

Ankesa e parë për dhunim seksual është dorëzuar më 25 maj, që e solli fillimin e hetimeve më 27 maj. Ankesa e dytë është parqitur më 16 qershor, tha zyra e prokurorit.

Zyrtarët e zyrës së ministres nuk u përgjigjën menjëherë ndaj kërkesës për koment.

Zacharopoulou është mjeke dhe më parë ka punuar si gjinekologe para se të hynte në politikë. Mediet franceze kanë raportuar se ankesat kundër saj lidhen me aktivitetin e saj profesional.

Një tjetër ministër francez i emëruar rishtazi, Damien Abad, Ministër për Solidaritet dhe Persona me Aftësi të Kufizuara, tashmë përballet me presion për akuzat për dhunim seksual, të paraqitura nga dy gra.

Ministri i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se nuk e ka në plan dorëheqjen nga qeveria.

Ky hetim ia shton presionit qeverisë së presidentit Macron pas humbjes së shumicës në kuvend këtë fundjavë./Nacionale

Tjera nga autori:
1