Franca thotë se Ukrainës mund t’i duhen 15 deri 20 vjet që të anëtarësohet në BE - NACIONALE

Franca thotë se Ukrainës mund t’i duhen 15 deri 20 vjet që të anëtarësohet në BE

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Francës për Çështjet Evropiane, thotë se aplikimi i Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në nuk mund të finalizohet për 15 ose 20 vjet.

Duke folur në Radio J në Paris, Clement Beaune tha: "Duhet të jemi të sinqertë. Nëse thoni se Ukraina do të bashkohet me BE-në pas gjashtë muajsh, ose një ose dy vitesh, ju gënjeni. Kjo është ndoshta pas 15 ose 20 vjetësh, do shumë kohë."

Komentet e tij ulin shpresat e Volodymyr Zelensky për hyrje të përshpejtuar në bllok në vazhdën e pushtimit të Rusisë.

Beaune përsëriti propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të krijuar një "komunitet politik evropian" më të lirë që mund të ndihmojë në integrimin e Ukrainës më shpejt, duke shtuar se: "Unë nuk dua t'u ofroj ukrainasve asnjë iluzion apo gënjeshtër".

Por, Zelensky ka hedhur poshtë propozimet e tilla që ai i quajti "kompromise" dhe këmbënguli për një fillim të menjëhershëm të procesit drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Beaune tha se propozimi i Macron nuk është "një alternativë ndaj bashkimit me komunitetin politik evropian", duke theksuar se nuk e pengon anëtarësimin e mëvonshëm.

E dijme që aspiratat e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në dhe NATO-n shihen si arsyeja kryesore që presidenti rus Vladimir Putin filloi pushtimin e tij.

Ndërsa, propozimi i “komunitetit politik evropian” nga Macron do të debatohet në një smit të BE-së që do të mbahet në muajin qershor.

Lajme të ngjashme