<b></b> Frikë për më shumë se një milion raste Covid-19 në Korenë e Veriut

Frikë për më shumë se një milion raste Covid-19 në Korenë e Veriut

16.05.2022 12:39

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka kritikuar zyrtarët shëndetësorë dhe ka urdhëruar ushtrinë të ndihmojë në shpërndarjen e ilaçeve, pasi një valë e rasteve me Covid e ka goditur vendin.

Më shumë se një milion njerëz janë sëmurë tani nga ajo që Pheniani po i quan "ethe", kanë thënë mediat shtetërore.

Rreth 50 persona kanë vdekur, por është e paqartë se sa prej atyre rasteve të dyshuara rezultuan pozitivë për Covid.

Koreja e Veriut ka kapacitet të kufizuar testimi, kështu që pak raste janë konfirmuar.

Koreja e Veriut ka të ngjarë të jetë veçanërisht e ndjeshme ndaj virusit për shkak të mungesës së vaksinimeve dhe një sistemi të dobët të kujdesit shëndetësor. Një izolim mbarëkombëtar tashmë është shpallur nga autoritetet.

Media shtetërore tha se Kim drejtoi një takim urgjent të Byrosë Politike në fundjavë, ku ai akuzoi zyrtarët për shpërndarje të papërgjegjshme të rezervave kombëtare mjekësore.

Ai urdhëroi që "forcat e fuqishme" të trupave mjekësore të ushtrisë të ndërhyjnë për të "stabilizuar menjëherë furnizimin me ilaçe në qytetin e Phenianit".

Vendi njoftoi rastet e para të konfirmuara me Covid javën e kaluar - megjithëse ekspertët besojnë se virusi ka të ngjarë të ketë qarkullojë për ca kohë.

Kim ka vendosur kontrolle "maksimum urgjent" të virusit, duke përfshirë bllokime dhe kufizime të grumbullimit në vendet e punës.

Komuniteti ndërkombëtar kishte ofruar furnizimin e Koresë së Veriut me miliona vaksina AstraZeneca dhe vaksina të prodhuara në Kinë, mirëpo Pheniani pretendoi se kishte Covid-in nën kontroll, duke mbyllur kufijtë e saj në fillim të janarit 2020.

Koreja e Veriut ndan kufijtë tokësorë me Korenë e Jugut dhe Kinën, të cilat të dyja kanë luftuar me shpërthime të mëdha të virusit. Kina tani po përpiqet të përmbajë një valë të Omicronit me izolime në qytetet e saj më të mëdha.

Koreja e Jugut ka ofruar të dërgojë ndihmë të pakufizuar në Veri nëse një gjë e tillë i kërkohet, duke përfshirë doza vaksinash, punonjës shëndetësorë, dhe pajisje mjekësore.

Tjera nga autori:
1