<b></b> G7 premton miliarda dollarë për Ukrainën që

G7 premton miliarda dollarë për Ukrainën që "ta kapërcejë luftën"

19.05.2022 22:23

Grupi i G7-ës ka rënë dakord të enjten që t’i sigurojë Ukrainës rreth 18.4 miliardë dollarë, për të paguar faturat e saj. Fonde këto që kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal tha se do të shpejtonin fitoren e Kievit ndaj Rusisë dhe ishin po aq të rëndësishme sa "armët e ofruara".

Në takmin e liderëve të financave të G7-ës në Gjermani, sekretarja e Thesarit e ShBA-së, Janet Yellen u tha gazetarëve se: "Mesazhi ishte ky, 'Ne qëndrojmë prapa Ukrainës. Ne do të mbledhim burimet që ata kanë nevojë për ta kapërcyer këtë'."

Më herët gjatë ditës Shmyhal kishte shkruar në Twitter se, "mbështetja e partnerëve do të përshpejtojë fitoren... Pavarësisht përpjekjeve të Rusisë për të shkatërruar ekonominë, së bashku do të fitojmë!"

E pasi sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha të enjten se ai ka autorizuar 100 milionë dollarë për armë, pajisje dhe furnizime shtesë për Ukrainën, premtime për armë erdhën edhe nga vende të tjera.

Javën e kaluar Rusia siguroi fitoren e saj më të madhe që nga fillimi i pushtimit, me Kievin që njoftoi se kishte urdhëruar garnizonin e saj në një fabrikë çeliku në Mariupol të largohej, pas një rrethimi gati tre-mujor të qytetit.

Megjithatë, forcat ruse kanë humbur terren në vende tjera, janë përzënë nga veriu i Ukrainës dhe zonat përreth kryeqytetit në fund të marsit, si dhe këtë muaj janë përzënë nga periferia e qytetit të dytë më të madh Kharkiv.

Ndërkohë, Në Uashington, presidenti Joe Biden dha mbështetjen e tij për anëtarësimin e Suedisë e Finlandës në NATO. Vendim ky që përmbys gjenerata të mos-angazhimit ushtarak të të dyja vendeve.

Por, ky vendim është kundërshtuar nga anëtari i NATO-s, Turqia, e cila ka akuzuar dy shtetet nordike se strehojnë militantë kurdë, por Biden dhe udhëheqësit evropianë thanë se ishin të bindur se shqetësimet e Turqisë mund të zgjidheshin.

Tjera nga autori:
1