Gjermania, Danimarka, Holanda dhe Belgjika, nënshkruajnë marrëveshje prej 135 miliardë eurosh për energji të ripërtëritshme - NACIONALE

Gjermania, Danimarka, Holanda dhe Belgjika, nënshkruajnë marrëveshje prej 135 miliardë eurosh për energji të ripërtëritshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Krerët e qeverive nga vendet e Detit të Veriut janë takuar në qytetin danez të Esbjerg të mërkurën (18 maj) për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mbi zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme nga era në det të hapur dhe hidrogjenin e gjelbër. Sipas planifikimeve, synohet që të arrihen të paktën 65 GW deri në vitin 2030 dhe 150 GW deri në vitin 2050.

Në një deklaratë të përbashkët, vendet e Detit të Veriut thanë se synimini i tyre është që të bëhen "Centrali i Gjelbër i Evropës".

Erërat e besueshme të Detit të Veriut, ujërat e cekëta dhe afërsia me qendrat industriale që janë konsumatorë të mëdhenj të energjisë elektrike, e bëjnë vendin të përshtatshëm për instalimin e fermave me erë në det të hapur.

“Marrëveshja e sotme e ministrave të energjisë është një moment historik, i rëndësishëm në bashkëpunimin ndështetëror. Është baza për termocentralet e para reale evropiane që prodhojnë gjithashtu energji elektrike nga energjitë e ripërtëritshme,” ka thënëi zëvendëskancelari i Gjermanisë, Robert Habeck.

“Së bashku me vendet tona partnere, ne mund të zgjerojmë energjinë e erës në det të hapur në rajonin e Detit të Veriut edhe më shpejt dhe në mënyrë më efikase, dhe të shfrytëzojmë potencialin e ri për hidrogjenin e gjelbër”, tha ai, duke shtuar se kjo do të “ulte më tej varësinë tonë nga importet e gazit”.

Marrëveshja synon një rritje dhjetëfish të kapacitetit të energjisë së erës në det të hapur në rajon, me investimet totale nga sektori privat që pritet të arrijnë në 135 miliardë euro.

"Përdorimi i erës, përdorimi i Detit të Veriut ka një traditë të gjatë në vendet tona," tha kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, i cili është ish-kryetar i bashkisë së Hamburgut, një qendër transporti në Detin e Veriut.

Era në det të hapur nuk mbështetet më në subvencione dhe po bëhet "çdo herë e më e lirë", shtoi ai, duke thënë se tani është "koha për industrializim".

Aftësia për të ndërtuar këto projekte pa mbështetje publike i bën ato veçanërisht tërheqëse për politikëbërësit. “Jam shumë i lumtur që disa nga këto ferma me erë po zhvillohen tani pa përfshirë paratë publike,” theksoi Mark de Rutte, kryeministri holandez.

"Ne po shkruajmë historinë evropiane!" shkroi në Twitter Brian Vad Mathiesen, studiues i energjisë së ripërtëritshme në Universitetin Aalborg të Danimarkës. Marrëveshja, shton ai, do të sigurojë energji për më shumë se 200 milionë familje.

Në të njëjtën kohë, të katër vendet duan të intensifikojnë bashkëpunimin në prodhimin e hidrogjenit "të gjelbër" nga energjia elektrike e ripërtëritshme, me plane për të zgjeruar infrastrukturën përkatëse në rajon.

Lajme të ngjashme