<b></b>Policia arreston një lopë për mbytjen e një djali në Sudanin Jugor

Policia arreston një lopë për mbytjen e një djali në Sudanin Jugor

07.06.2022 17:07

Policia e Sudanit Jugor ka arrestuar një lopë dhe pronarin e saj, pasi që kafsha mbyti një djalë 12-vjeçar, pak ditë pasi një dash ishte burgosur me 3 vite për të njejtën akuzë - vrasje.

The Independent shkruan se, lopa ishte duke ecuar afër një ferme gjatë një mbrëmje kur sulmoi djalin, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Ndërsa, një zëdhënës i policisë Major Elijah Mabor, tha për media se, “lopa tani është nën arrest, në një stacion policor në Rumbek Central County,”  duke shtuar se djali ishte dërguar nga spitali për në morg e më pas në shtëpi për ceremoninë e varrimit.

Sulmi i lopës ndaj djalit, vjen në më pak se një muaj që kur një dash në të njejtin vend, mbyti një grua 45 vjeçare.

Mabor tha se, Adhieu Chaping ishte goditur në mënyrë të përsëritur në brinjë nga një dash, ku plagët e marra i shkaktuan vdekjen. Ndërsa njoftoi se, menjëherë pas sulmit, dashi ishte kapur dhe ishte dërguar në mbajtje.

“Pronari është i pafajshëm, por dashi ishte autor i krimit, kështu që e meriton të arrestohet,” ishte shprehur atë kohë zëdhënësi i policisë.

Sipas ligjit të shtetit, çdo kafshë që vret një person i ipet si kompensim familjes së viktimës, kjo do të thotë që sapo dashi të përfundojë dënimin e tij tre vjeçar, do t’i dorëzohet familjes së Chaping.

Pronarit të dashit po ashtu i janë kërkuar nga gjykata edhe pesë lopë të cilat duhet t’ia japë si kompensim familjes së viktimës.

Në pjesë të Sudanit të Jugut, të shkatërruar nga lufta dhe konflikti i armatosur që nga viti 2013 - bagëtia është forma e preferuar e monedhës, e përdorur për të blerë shtëpi, për të paguar prikë si dhe përdoret si kompensim për keqbërjet, duke përfshirë vrasjen.

Në një nga vendet më të varfra të botës, një lopë e vetme mund të kushtojë qindra euro. E me pasigurinë që ka pushtuar xhepat e vendit më të ri në botë, vjedhja e bagëtive është bërë një problem madhor, me mijëra lopë të vjedhura çdo vit.

Tjera nga autori:
1