<b></b> Grenell kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Grenell kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

21.05.2022 23:52

Ish i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, është shprehur kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Në “Newsmax”, Grenell ka thënë se këto shtete nuk duhet të anëtarësohen në NATO, sepse ka ende shtete që nuk janë duke e paguar detyrimin e tyre ndaj organizatës.

“Kjo është gafa e Europës, që mbështetet në një formë dhe një vend për energjinë e saj. Ata nuk duhet të jenë në pozicion ku mund të kenë këtë ‘levë’ kundër tyre. Ata duhet të diversifikojnë burimet e tyre të energjisë dhe ky është një prioritet kryesor. Tani për tani, unë jam kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, anëtarët aktualë të NATO-s nuk po paguajnë përqindjen e tyre.”, ka thënë Grenell, transmeton Nacionale.

Grenell ka shtuar se në rast se këto dy vende i bashkohen NATO-s, ShBA-së i shtohen shpenzimet.

“Nuk kam dëgjuar që Suedia dhe Finlanda do të paguajnë menjëherë detyrimin e tyre prej 2%. Pra, rrjedhimisht, do të shtohen dy vende që nuk janë menjeherë të gatshme për të paguar 2%.Çfarë do të thotë kjo? Tatimpaguesit amerikanë po zgjerojnë ombrellën e sigurisë në dy vende të tjera në Evropë.”, tha ai.

Ish-ambasadori amerikan në Gjermani, ka thënë se është koha që Amerika të përqëndorhet tek vetja. Kjo sepse, sipas tij, duke u kujdesur për mbrojtjen e të gjithëve, ShBA-ja ka mbetur pas për vete, duke pasur një infrastrukturë më të keqe.

“Në një moment, ne duhet të përqendrohemi te vetja. Shikoni infrastrukturën në Evropë, është shumë më mirë se infrastruktura në Shtetet e Bashkuara. Sepse ata nuk duhet të shqetësohen aq shumë për sigurinë. Praktikisht, ka një teatër opere në çdo cep në Gjermani. Ata kanë rrugë të mrekullueshme. Ata kanë mundësi të shpenzojnë para për vendin dhe infrastrukturën e tyre sepse ne po paguajmë faturën e mbrojtjes., ka thënë Grenell në “Newsmax”.

Tjera nga autori:
1