<b>Grupi pro-NATO </b> i liderëve të opozitës nga Finlanda dhe Suedia vizitojnë Uashingtonin

Grupi pro-NATO i liderëve të opozitës nga Finlanda dhe Suedia vizitojnë Uashingtonin

21.04.2022 20:28

Një grup pro-NATO-s i liderëve të opozitës nga Finlanda dhe Suedia ishte në Uashington DC, këtë javë për takime me administratën Biden dhe Hill.

Sipas CNN, deleagacioni i kryesuar nga Petteri Orpo i Finlandës dhe Ulf Kristersson i Suedisë u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane Karen Donfried, Amanda Sloat të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, një numër të stafit në Capitol Hill dhe grupe nga Këshilli Atlantik dhe Fondi Gjerman Marshall.

Henri Vanhanen, këshilltar për politikën e jashtme të partisë së qendrës së djathtë të Finlandës, tha se delegacioni dontë të jepte mesazhin se “Finlanda dhe Suedia janë kontribues për sigurinë, ata do të sjellin diçka në tryezë dhe nuk do të jenë barrë duke u bashkuar me NATO-n pasi tashmë kanë shumë mbrojtje të fortë kombëtare.” Vanhanen shtoi se tha se ky mesazh u prit mire në ShBA.

"Në takimet e mbajtura pati një mirëkuptim të përbashkët se "garancitë e sigurisë" u jepen vetëm anëtarëve të NATO-s dhe se i takon Suedisë dhe Finlandës të vendosin për anëtarësimin," tha zyrtari suedez.

Thuhet se në takim u diskutua edhe përmirësimi i sigurisë së përgjithshme, veçanërisht në periudhën ndërmjet aplikimit. Ndërsa u bë e ditur se diskutimi përfshinte edhe çështje kibernetike dhe ushtrime më të mëdha në Baltik.

Kujtojmë se të dyja vendet synojnë të aplikojnë në qershor për samitin e NATO-s në Madrid.

Duke folur për bashkimin me NATO-n, Vanhanen tha se "është një çështje "pragmatike" për Finlandën pasi ajo ndan një kufi me Rusinë dhe ka qenë në luftë me të,“ duke shtuar se "bashkimi me aleancën është një çështje "kur" e jo "nëse".

Zyrtarët nga Suedia dhe Finlanda thanë se nuk ka dyshim se Senati i ShBA-së do të votonte për të miratuar pranimin e vendeve të tyre në NATO.

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës duhet të miratohet nga Senati me të paktën 2/3 e votave.

Tjera nga autori:
1